LAJMI I FUNDIT:

Qeni i policisë braziliane është bërë sensacion në internet

Qeni i policisë braziliane është bërë sensacion në internet

Qeni i policisë së shpëtimit është bërë maskota e policisë braziliane dhe një nga sensacionet më të mëdha në internet për momentin.

I quajtur nëntetare Oliveira, qeni erdhi në polici falë oficerit të policisë Cristian Oliveira, i cili e gjeti në vitin 2019 pranë komisariatit të braktisur, të plagosur dhe të uritur.


Tani qeni është një pjesëtar i vlefshëm i policisë në Rio, i veshur me uniformën e policisë, syzet dhe armët imituese dhe merr pjesë në patrulla.

“E vesha me veshje policie si shaka dhe e fotografova dhe fotoja u bë virale”, tha Oliveira.

Qeni ka edhe profilin e tij në Instagram, ku numëron më shumë se 117 mijë fansa. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by CB Oliveira (@oliveira17bpm)