LAJMI I FUNDIT:

Sheshi i Prishtinës planifikohet deri tek Katedralja, del foto e projektit

Sheshi i Prishtinës planifikohet deri tek Katedralja, del foto e projektit

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se sheshi i Prishtinës do të vazhdohet deri tek Katedralja.

Ai në Facebook ka publikuar një fotografi të këtij projekti ku parashihet shndërrimi në shesh të rrugës nga “Hotel Grand” deri tek semaforët tek “Katedralja”.


“Tani neve na mbetet të vazhdojmë me implementim të këtij projekti”, ka shkruar Zogaj, derisa ka falënderuar Bankën Botërore.

Komuna e Prishtinës disa herë ka testuar bllokimin e disa rrugëve dhe shndërrimin e disa të tjerave njëkahëshe.

qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të Task Forcës Rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor./Telegrafi/