LAJMI I FUNDIT:

“Marrëveshja Kosovë-Serbi, çështje javësh”, analistët komentojnë deklaratat e Escobarit

“Marrëveshja Kosovë-Serbi, çështje javësh”, analistët komentojnë deklaratat e Escobarit

I dërguari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh. Ai ka thënë se u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesve të vendosin afatet kohore.

Analistët në RTV Dukagjini kanë komentuar këtë deklaratë të Escobarit.

Ylli Hoxha thotë se vizita e Escobarit kësaj radhe nuk është e rëndomtë, por ka diçka më të madhe.


“E para është cilat do të jenë kërkesat për Serbinë dhe kërkesat për ne. Te Serbia janë dy probleme. A ka ajo gatishmëri që të trajtojë çështjen e Kosovës me seriozitet dhe a do t’i vendos sanksione ajo Rusisë. Nëse këto zgjidhen në Beograd, Kosova duhet të jetë shumë më e gatshme që është sot për të pranuar opsionet që do të na jepen. Do të kemi sfidë që do të arrijmë njohjen. Në dokumente kemi parë që njohja nuk është opsion, por vetëm modeli i dy gjermanive”.

Analisti thotë se vetëm anëtarësimi në NATO na jep garancinë që Serbia pa njohje nuk na sulmon.

“Me anëtarësimin në NATO humb relevanca e njohjes nga Serbia”, deklaroi tutje Hoxha.

Ish-deputeti Visar Ymeri ka thënë se vetë vizita e emisarit Escobar është mesazh.

Sipas tij, as Lajçak dhe as Escobar, nuk vijnë në Prishtinë e Beograd nëse nuk ka ndonjë zhvillim.

“Dhe tani duket se ka lëvizja, por se cila është ajo, është vështirë të gjendet”, tha Ymeri.

Ai shton se Kurti deri më tani ka pasur frikë të deklarohet për mundësinë e marrëveshjes së shpejt nga frika se do të gjykohet nga publiku.

“Opozita duhet të pranojë bashkëpunimin me opozitën për marrëveshjen finale, por edhe Kurti duhet të jetë i sinqertë në ofrimin e këtij bashkëpunimi. Deri më tani Qeveria e Kosovës nuk e ka përgatitur popullin për marrëveshjen që po vjen, ajo vetëm se ka rritur pritjet e tyre”.

Ish-ministri Dardan Gashi thotë se marrëveshja që po vjen do të jetë gjysmake.

“Po shihet që njohja nuk është temë fare. Do të jetë shumë problematike që një marrëveshje e tillë të dalë në referendum”.

Por ai thotë se Kurti nuk mund të ftojë unitet në dialog kur vet kishte refuzuar ftesat e tilla.

Nënkryetari i PSD-së Zgjim Hyseni thotë se kur po flitet për marrëveshje brenda javësh, qytetarët nuk po dinë asgjë.

“A është status-quoja ajo që nuk na konvenon, korrigjimi i kufijve apo Asociacioni. Duhet t’i dimë opsionet”.

Opinionisti Dibran Hoxha duke komentuar mesazhet e Escobarit thotë se po shihet që në këtë fazë nuk po flitet për njohje reciproke.

“Nga pozicioni amerikan dhe evropian në këtë stad nuk do të mbështetet njohja reciproke, por do të ofrohet anëtarësimi në NATO si siguri për stabilitetin rajonal. Ai tha se SHBA është garant për këtë stabilitet”, deklaroi tutje Hoxha.

Ndryshe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se dëgjuar nga kolegët evropianë se bëhet fjalë për “çështje javësh dhe jo vitesh”.

Gjatë një interviste në Kanal 10, Escobar u pyet nëse bëhet fjalë për arritjen e një marrëveshjeje mbi propozimin e Francës dhe Gjermanisë, që thuhet se u është dorëzuar liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Por, ai tha se bëhet fjalë për “një marrëveshje për rrugën përpara”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori