LAJMI I FUNDIT:

Geer për ndryshimet kushtetuese: Nuk dua të diktoj se çfarë duhet bërë

Geer për ndryshimet kushtetuese: Nuk dua të diktoj se çfarë duhet bërë

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, duhet ta kemi të qartë se është një vendim sovran që duhet të marrë vendi, thotë ambasadori evropian David Geer.

Geer sqaron se ai “nuk dëshiron të diktojë se çfarë duhet bërë apo jo”.

“Nuk është puna ime”, thotë ambasadori evropian.


Megjithatë, ai thekson se në Marrëveshjen me Bullgarinë ekziston një detyrim dypalësh që Kushtetuta të ndryshohet.

“Kur shikojmë pamjen e madhe në marrëdhëniet ndëretnike, ky vend ka një histori të mirë dhe këto ndryshime në Kushtetutë do ta çimentojnë edhe më shumë atë.

Nuk kam dëgjuar asnjë vërejtje për ndryshimet, megjithëse ka vërejtje për ndryshime të përgjithshme në Kushtetutë. Fokusi i të gjitha përpjekjeve duhet të jetë vazhdimi i procesit reformues përpara dhe në interes të qytetarëve, por edhe përshpejtimi i hyrjes në BE”, theksoi Geer për “Sitel”./Telegrafi/