LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq: Jam gati të pensionohem nga politika

Gjukanoviq: Jam gati të pensionohem nga politika

Presidenti malazez dhe kreu i DPS-së, Milo Gjukanviq tha se është gati të tërhiqet nga jeta politike.

Gjukanviq, të cilin kryeministrin në largim, Dritan Abazoviqin e identifikoi kohët e fundit si një mbrojtës të kontrabandës së cigareve në Mal të Zi, tha se ai është gati të tërhiqet nga jeta politike në momentin që gjenden disa nga kompanitë e fshehura në vend ose jashtë vendit.

“Kur për herë të parë gjejnë një cent para të fshehura në bankat vendase apo të huaja, mesazhi im është – ia jap Dritan Abazoviqit”, tha Gjukanoviq në konventën e mbajtur mbrëmë në Rozhaj, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në disa qytete malazeze më 23 tetor.


Gjukanoviq i quajti partitë fituese të zgjedhjeve të gushtit 2020 “të mjera” dhe “obsesive inferiore”, raporton rtcg.

Në gusht të vitit 2020, DPS-ja e Gjukanoviqit dhe partitë partnere dolën në opozitë për herë të parë në 30 vjet.

Ndryshe, Gjukanoviq ka bërë disa herë thirrje që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme pas shkarkimit të Abazoviqit. /Telegrafi/