Një vdekje tjetër e dyshimtë është regjistruar në Rusi. Bëhet fjalë për kolonelin Roman Mali, i angazhuar për regrutimin dhe dërgimin e rezervistëve në Ukrainë, i cili u gjet i varur në një gardh.
Edhe pse fillimisht ishte raportuar se një sulm në zemër ishte shkak i vdekjes, policia nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e vrasjes apo vetëvrasjes, transmeton Telegrafi.
E pasi që presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, janë regjistruar një sërë vdekjesh të dyshimta të rusëve të pasur dhe zyrtarëve të lartë të këtij shteti.
Kështu, njeriu kryesor i Putinit për zhvillimin e burimeve të Arktikut, Ivan Pechorin, dyshohet se ra në det derisa po lundronte përgjatë bregut të Paqësorit. Ai ishte drejtor i përgjithshëm i Korporatës së Putinit për Zhvillimin e Lindjes së Largët dhe Arktikut.
Kujtojmë edhe rastet e tjera të vdekjeve të dyshimta.
Ish-zyrtari i Institutit të Aviacionit të Moskës, Anatoly Gerashenko, dyshohet se rrëshqiti dhe u rrëzua nga shkallët në ndërtesën e institutit ku vdiq nga plagët e marra.
Kryeredaktori i medias shtetërore ruse Pravda, Vladimir Nikolayevich Sungorkin, thuhet se ka vdekur nga një atak në zemër, kurse Daily Mail raporton se Sungorkin kishte shenja ngufatje.
Kryetari i bordit të prodhuesit rus të naftës Lukoil, Ravil Maganov, vdiq në fillim të shtatorit nga një rënie e supozuar nga dritarja e një spitali në Moskë. Maganov ka punuar për një kompani nafte që nga viti 1993, dhe vëllai i tij është kreu i një prodhuesi tjetër rus të naftës, Tatneft.
Milioneri rus Yuri Voronov, i cili ishte i lidhur me Gazpromin, u gjet i vdekur në fillim të korrikut në pishinën e vilës së tij në periferi të Shën Petersburgut. Trupi i tij u gjet duke lundruar në pishinë me një plagë me armë zjarri në kokë, ndërsa gëzhojat janë gjetur në fund të pishinës.
Ish-drejtori ekzekutiv i Lukoil, Alexander Subotin, u gjet i vdekur gjatë 10 majit në shtëpinë e tij në Mitischi, qytet në verilindje të Moskës. Hetimet kishin filluar, pavarësisht se Subotin dyshohet se kishte “pësuar sulm në zemër”.
Vladislav Avayev u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë gjatë 18 prillit, me një plagë të armës së zjarrit. Të vrarë u gjetën edhe gruaja dhe vajza e tij 13-vjeçare. Avayev ishte ish-nënkryetar i Gazprombank. Hetuesit besojnë se ai qëlloi gruan, vajzën dhe më pas kreu vetëvrasje.
Miliarderi rus Vasily Melnikov u gjet i vdekur në banesën e tij në Nizhny Novgorod, e mediat ruse raportuan se ai, gruaja dhe dy djemtë e tij nga mosha katër deri në dhjetë vjeç, ishin therur për vdekje me thikë.
Drejtori ekzekutiv i Gazprom, Alexandar Tyuliakov, u gjet i vdekur gjatë 25 shkurtit në garazhin e apartamentit në Shën Petersburg. Policia njoftoi se pranë trupit të tij ka gjetur një letër që flet për vetëvrasje. Tyuliakov dyshohet se ishte rrahur rëndë para vdekjes së tij.
Një tjetër drejtor i Gazpromit, Leonid Shulman, u gjet i vdekur në vilën e tij në janar të këtij viti, një muaj para fillimit të pushtimit rus në Ukrainë. Në një letër lamtumirëse të gjetur pranë trupit të tij, thuhet se nuk dëshiron të jetë invalid dhe barrë për familjen e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Amerikanja e rrëmbyer si dy vjeçare u gjet 25 vjet më vonë në Meksikë

Trump tregohet i ashpër me gazetaren që kërkoi informacione për përplasjen Rubio-Musk: Nuk duhet ta kishit bërë atë pyetje

Sondazh i ri në Ukrainë – Zelenskyt i rritet mbështetja pas përplasjes me Trumpin

Trump tregohet i ashpër me gazetaren që kërkoi informacione për përplasjen Rubio-Musk: Nuk duhet ta kishit bërë atë pyetje

Sondazh i ri në Ukrainë - Zelenskyt i rritet mbështetja pas përplasjes me Trumpin

"Me çfarëdo çmimi qoftë" - investime historike në Gjermani

Rubio dënon lëvizjet e Dodikut: U bëjmë thirrje partnerëve në rajon të kundërshtojnë këtë sjellje
Britanikja rrëfen tmerrin e përdhunimit në grup në Dubai

Shkurtime të paprecedente diplomatike - Trump mbyll shumë konsullata në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Reagimi i ashpër i Ronaldos kur pa sozinë e tij: Nuk je si unë, je shumë i shëmtuar

Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë