LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një shtëpi në Ulpianë

Zjarr në një shtëpi në Ulpianë

E plotësuar: 

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri të martën rreth orës 12:30 në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, ndërkaq deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në vend ngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”,

Ahmeti po ashtu tha se deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Zjarr në një shtëpi në Ulpianë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarrit të martën rreth orës 12:30 në lagjen “Ulpianë”, në Prishtinë.

Sipas një video incizimi që ka siguruar Telegrafi, shihet tym duke dalë nga kulmi i një shtëpie.

Telegrafi i ka shkruar Policisë dhe do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/