LAJMI I FUNDIT:

Sezoni i ngrohjes ka filluar, Prishtina HeatSave vazhdon me instalime – mbi 17 mijë banesa do të përfitojnë pajisje falas

Sezoni i ngrohjes ka filluar, Prishtina HeatSave vazhdon me instalime – mbi 17 mijë banesa do të përfitojnë pajisje falas

Ngrohtorja e qytetit, Termokos, burim i ngrohjes për një numër gjithnjë e më të madh të prishtinasve, ka filluar sezonin e ngrohjes 2022/2023.

Ky sezon e pret Prishtinën me shumë sfida, kryesisht për shkak të krizës energjetike, nëpër të cilën po kalon vendi ynë, dhe jo vetëm. Prandaj Termokos, si ndërmarrje publike e Prishtinës, po bëhet faktor kyç në krijimin e një sistemi energjetik efiçient dhe të pavarur nga kriza e energjisë elektrike.

Kryeshefi Ekzekutiv i ri NP “Termokos”, Fisnik Osmani, i cili ka një eksperiencë të gjatë të punës në këtë sektor, ka thënë se sezoni 2022/2023 do t’a gjejë Prishtinën me numër të madh të banesave të lidhura në sistemin e ngrohjes me kogjenerim.


“Aktualisht kemi mbi 16 mijë familje që do të kenë ngrohje, por numri do të rritet falë planit të zgjerimit të rrjetit dhe modernizimit të nënstacioneve, i cili po implementohet intenzivisht, çdo ditë”.

Një nga projektet kryesore të “Termokos” është edhe Prishtina HeatSave, i financuar nga agjensioni federal amerikan MCC dhe entiteti implementues MFK.

Me ndihmën e një granti të madh amerikan, por edhe bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës, mbi 17,000 banesa do të përfitojnë pajisje falas si valvula, koka termostatike dhe alokatorë të ngrohjes.

Ky projekt shumë kompleks nënkupton edhe instalimin e rrjetit komunikues për digjitalizimin e platformës së njehsorëve, por edhe faturimin digjital dhe transparencën totale mbi çmimet dhe shfrytëzimin mujor nga çdo klient.

“Ne kemi bashkëpunim çdo ditë me “Termokos” dhe me konzorciumin kroat-kosovar, që po implementon këtë projekt. Ka shumë sfida por tashmë i kemi përfunduar 40% të instalimeve për dy muaj dhe deri në verën e ardhshme do të përfundojnë instalimet e parapara në planin tonë”, thotë Burim Hashani, drejtor për energji në MFK.

Gjatë sezonit të ngrohjes, instalimet do të vazhdojnë me një dinamikë të re dhe kujdes të shtuar, duke bërë shkyçje nga sistemi për kohë shumë të shkurtëra në nivel të banesave dhe nënstacioneve.

“Termokos” dhe Prishtina HeatSave kërkojnë mirëkuptimin e konsumatorëve dhe iu bëjnë thirrje që të bashkëpunojnë me ekipet e instalimit për realizimin e këtij projekti, që iu mundëson atyre kontrollë të plotë në shpenzimet për ngrohje!

Për çdo ankesë rreth mbarëvajtjes së punëve apo instalimeve, Hashani pohon se qytetarët duhet të drejtohen me email.

“Projekti Prishtina HeatSave është e përkushtuar të shqyrtojë të gjitha çështjet dhe ankesat, që lindin përgjatë implementimit të projektit, qofshin ato lidhur me punonjësit, procesin e instalimit, produktet, ngacmimit seksual etj.”

“Për të gjitha ankesat në lidhje me procesin e instalimit, kualitetit të produkteve dhe punës së ekipit të Prishtina HeatSave, ju lutem shkruani në: heatsave@termokos.org, ndërsa për të deklaruar raste të ngacmimit seksual, ju lutem shkruani në emailin: sh.heatsave@termokos.org.” shtoi Hashani.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Kalo në kategori