Ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati aktualisht është duke iu nënshtruar operimit në këmbën e tij.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar djali i tij, Musli Gucati.
“Po babi sot ka hy në operacion. Ende nuk ka përfunduar operacioni jemi në pritje”, ka thënë ai.
Gucati tutje në një postim në Facebook ka shkruar se pas 22 viteve luftë për çlirim e mbijetesë, pas plotë 22 viteve dhimbje, vuajtje, vështirësi sa në malet e Berishës e në spitalet e Shqipërise, Gjermanisë, Kosovës, Turqisë, pas përjetimit të karrocave invalidore e patericave, pas plotë 27 herë që kjo plagë të dha krenari sa herë që të dha dhimbje.
“Sot po kjo plagë po hapet për të 28 herë e në peshoren time kjo e sotmja po peshon më shumë dhimbje se të gjitha të tjerat së bashku. Po hapet një plagë e lirisë nder pranga e mbrapa qelisë.
E gjykata e turpit që po i fashon plagët tua është e njëjta që nuk e lejoi as gruan e as fëmijët tu që jemi rritur me këto plage të jemi sot pranë teje. Ne e dimë që ti do jesh i fortë së i tillë ke qenë gjithmonë e të tillë na ke mësuar të jemi edhe ne, i pa mposhtur e krenar”, ka shkruar Musli Gucati, djali i ish-kreut të OVL e UÇK-së.
Ai më tej ka shkruar se kjo plagë nuk do ta vras babin e tij, dhe se e preson që të vijë ashtu siç ka shkuar, çlirimtarë.
Kujtojmë se Hysni Gucati, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale në maj të këtij viti, për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar. Ai u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deanoski: Javën e ardhshme do të protestojnë punëtorët nga gjashtë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025