LAJMI I FUNDIT:

Ushtari rus tregon gjendjen ‘e zymtë’ në kampin e rekrutëve të rinj, thotë se gjysma e burrave janë të sëmurë

Ushtari rus tregon gjendjen ‘e zymtë’ në kampin e rekrutëve të rinj, thotë se gjysma e burrave janë të sëmurë

Një video e shpërndarë në mediat sociale të dielën pretendon të tregojë kushtet “e zymta” me të cilat po përballen ushtarët rusë të sapo regjistruar për luftë në Ukrainë.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, videoja u shpërnda në Twitter të dielën pasdite nga Julia Davis, krijuesja e grupit të mbikëqyrjes së mediave, Russian Media Monitor.

Në të, një burrë i panjohur, i cili u thirr së fundmi në ushtrinë ruse, pretendon se përballet me kushte jashtëzakonisht të këqija në një kamp, me vjedhje dhe sëmundje të shfrenuara.


“Ndërkohë në Rusi: hidhini një sy mënyrës se si po trajtohen rekrutët e sapomobilizuar”, shkroi Davis krahas videos. “Një burrë pa emër ankohet se i janë vjedhur këpucët, paratë dhe dysheku. Ai thotë, kështu është. Të gjithë u sëmurën, sepse mezi po i ngrohin çadrat. E zymtë”.

Në klipin, i cili zgjat 90 sekonda, ushtari i paparë dhe i paidentifikuar ofron një vështrim në personin e parë në kampin ku është dërguar dhe tregon veten duke mos veshur asgjë përveç çorapeve ndërsa gjendet jashtë.

Khanty-Maniysk është një qytet në Rusinë perëndimore-qendrore dhe qendra administrative e rajonit Khanty-Mansi. Ai ndodhet përgjatë brigjeve të lumenjve Ob dhe Irtysh.

Ushtari përfundimisht hyn në një tendë që ai pretendon se është dhoma e tij e banimit, së bashku me disa burra të tjerë. Ai vëren se, pavarësisht se tenda është mjaft e madhe për të strehuar disa njerëz, ajo ka vetëm një sobë për të siguruar ngrohtësi.

Burri pretendon më tej se nga tenda e tij janë vjedhur dyshekë, duke e përshkruar vjedhjen si të vetmen “mënyrë për të mbijetuar këtu”.

Atij i janë vjedhur edhe sendet e tij personale, si atlete dhe para. Pavarësisht nga kjo vjedhje e supozuar e shfrenuar, oficerët eprorë duket se nuk kanë interes për të ndihmuar.

Raportet për çrregullime dhe kaos në radhët ushtarake kanë qenë të pranishme në Rusi që kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm për të ndihmuar përpjekjet në Ukrainë, e para e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Azia
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Evropa
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë

Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Vendimi për dënimin e Trumpit shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Vendimi për dënimin e Trumpit shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Amerika
Kalo në kategori