“Blackout” është një skenar realist. Duhet informim dhe përgatitje më e mirë e popullsisë për pasojat e krizës dhe mundësisë së sabotimeve, kërkon Shoqata e Qyteteve gjermane.
Një informim më të mirë për pasojat e mundshme të ngushticave të furnizimit me energji dhe sabotimit kërkon Deutsche Städtetag.
“Ndërprerja e energjisë është një skenar realist”, paralajmëroi kreu i shoqatës Helmut Dedy.
Duhet të përgatitemi se mund të krijohen njëkohshëm situata të ndryshme krize.
“Një furnizim funksionues në rast emergjence me ujë dhe ngrohje është i mundur vetëm për 72 orë”, shton ai.
Kësaj i shtohet që njerëzit në Gjermani “deri tani janë pa përvojë për t’u përballur me situata krizash dhe katastrofash”.
Prandaj, ka shumë rëndësi një përgatitje e vazhdueshme, transparente dhe pa shumë burokraci për rreziqet e mundshme. Duhet të jenë më prezente fushatat për vetëmbrojtje dhe vetëndihmë.
Do të mbrohet infrastruktura kritike
Ndërkohë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser është shprehur për më shumë mbrojte të infrastrukturës kritike pas atentatit ndaj gazsjellësit Nord Stream I dhe sabotimit të rrjetit të kabllove të hekurudhës gjermane.
“Sulmi rus kundër Ukrainës shënjon një pikë kthese edhe për sigurinë e brendshme. Për këtë po përgatitemi. Mbrojtja e infrastrukturës kritike ka prioritetin më të madh”, ka thënë Faeser.
Autoritetet gjermane të sigurisë “po marrin masa shtesë aty ku është e nevojshme”.
Për shembull, ka një prezencë më të madhe të policisë federale te infrastruktura detare. Qeveria gjermane do të paraqesë që këtë vit pikat kryesore për një ligj të ashtuquajtur KRITIS për mbrojtjes e infrastrukturës kritike dhe do të fusë edhe detyrime të tjera për njoftimin e incidenteve të sigurisë që të rrisë në këtë mënyrë sigurinë e furnizimit për Gjermaninë dhe Evropën.
Shqetësimi për sulmet kundër infrastrukturës është rritur ndjeshëm pas sulmit rus në Ukrainë. Të shtunën e kaluar sabotimi i sistemit të kabllove të hekurudhës gjermane shkaktoi ndërprerjen e lëvizjes së trenave në pjesë të mëdha të Gjermanisë veriore. Kurse në fund të shtatorit para ishullit danez Bornholm në gazsjellësit Nord Stream I dhe Nord Stream II nga Rusia në Gjermani u zbuluan katër pika rrjedhjeje, që sipas një raporti danezo-suedez kanë ardhur si pasojë e shpërthimeve të forta. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje