Mbaroi mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Talat Xhaferi e braktisi mbledhjen i revoltuar
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim BDI, Ali Ahmeti, ka filluar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, mbledhje ku planifikohet të fillojë rikonstruktimi i partisë me emra të rinj.
Ristrukturimi i partisë pritet të fillojë prej mbledhjes së sotme, ku planifikohet te caktohet sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ dhe nënkryetarët e partisë.
Talat Xhaferi kërkoi edhe Gostivari të ketë nënkryetar partie, por ky propozim u kundërshtua nga Musa Xhaferi.
Propozimi i Talat Xhaferit dështoi, pasi shumica nuk votoi propozimin e tij. Talat Xhaferi e lëshoi mbledhjen i revoltuar, akoma pa e përmbyllën mbledhjen kryetari Ahmeti.
Ndryshe, kryesia e kësaj partie dje deri në orët e vona ka zhvilluar konsultime me dyer të mbyllura në strukturat e kësaj partie. Pas këtij takimi për media foli Bujar Osmani, i cili vlerësoi që zhvillimit brenda partisë janë në “frymë bashkëpunuese, frymë pozitive”.
“Sot kishte edhe një takim tjetër konsultativ të kryetarit të partisë me funksionar partiak në kuadër të përgatitjeve për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, deklaroi dje Osmani.
Ai theksoi që mbledhja e 15 tetorit është e rëndësishme pasi do të merren vendime për formimin e organeve të partisë. Në bazë të statutit, sqaroi Osmani, është e drejtë e kryetarit Ahmetit për të propozuar listën e organeve të partisë.
Në nenin 58 të Statutit të BDI-së, ndër të tjera sqarohet që “Kryetari i partisë i propozon Këshillit të Përgjithshëm zgjedhjen e nënkryetarëve, Sekretarin e Përgjithshëm, Sekretarin Organizativ si dhe funksionarëve të tjerë të partisë, propozon zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm”.
Në nenin 60 theksohet ndër të tjera që “Kompetenca e Këshillit të Përgjithshëm është të cakton numrin e nënkryetarëve si dhe bën zgjedhjen dhe shkarkimin e nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretarit Organizativ dhe anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm”.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me 4 tetor pas një takimi disa orësh me udhëheqësit e grupit të pakënaqur brenda BDI-së, udhëhequr nga Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Sadulla Duraku, paralajmëroi që me 15 tetor do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm.
“Më 15 tetor do të ketë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, si organ më i lart në mes dy kongreseve. Këshilli i Përgjithshëm do të zgjedh Kryesinë dhe Këshillin Mbikqyrës”, paralajmëroi Ahmeti.
Ai sqaroi që Kryesia do të zgjedhë organet e partisë, proces i cili do të ndiqet nga Këshilli i Përgjithshëm.
Ndryshe, më 24 shtator në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, janë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit.
Ata theksojnë që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova