LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Pa përfshirje të grave, nuk arrihet paqja

Petrovska: Pa përfshirje të grave, nuk arrihet paqja

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska përmes video fjalimit foli në panel diskutimin e titulluar “Roli i grave në kohë krize”, në konferencën ndërkombëtare për promovimin e barazisë gjinore “Gratë në politikën e jashtme”.

Ministrja në fjalim foli për rëndësinë e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, Gra, paqja dhe siguria dhe theksoi se kriza në Ukrainë duhet të jetë përkujtues për ne për përfshirjen e grave në të gjitha sferat për preventivë të konflikteve dhe ndërtimit të paqes. Pa përfshirje të grave, potencoi, nuk mund të arrihet paqe e qëndrueshme dhe siguri. Petrovska foli edhe për arritjet në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Sot jam krenare për atë që e arritëm në periudhën e kaluar., Ministria e Mbrojtjes u bë lidere në politika të barazisë gjinore në Maqedoni të Veriut, ndërsa perspektiva gjinore është integruar në dokumentet strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës. Posaçërisht jam e lumtur për shkak se jo vetëm që ndërmarrim masa dhe hapa institucional për ta integruar perspektivën gjinore, por edhe nxisim aktivitete në nivel rajonal”, tha Petrovska.


Ministrja theksoi se vlerë e jashtëzakonshme në demokracitë moderne është përfshirja e grave në mbrojtje, në proceset punuese dhe në pozita adekuate, përfshirë ato lidere, pozita menaxhuese dhe pozita për sjellje të vendimeve dhe shoqëritë ku gratë dhe vajzat nuk respektohen, vlerësohen dhe nuk u jepen mundësitë e barabarta janë shoqëri të cilat nuk janë të afta për zhvillim.

“Përgjegjësia për integrim të perspektivës gjinore dhe barazisë gjinore qëndron në të gjithë, ndryshimi i të menduarit dhe ndryshimi i normave tradicionale të cilat i margjinalizojnë gratë është përgjegjësi kolektive. Që një grua të jetë e suksesshme më e rëndësishmja është të ketë shembuj pozitivë, të jetë e vendosur dhe e inspiruar. Prandaj na duhen gra të cilat do të jenë shembuj dhe do t’i inkurajojnë gratë dhe vajzat në vendin tonë dhe në botë”, përfundoi ministrja e Mbrojtjes, Petrovska.

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori