LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, takon edhe kancelarin gjerman Scholz

Kurti në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, takon edhe kancelarin gjerman Scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Kongresin e 30-të jubilar të Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.

Gjatë qëndrimit njëditor në Berlin, Kryeministri Kurti mori pjesë në asamblenë e kongresit, takoi liderë dhe politikanë të tjerë socialdemokratë, si dhe mori pjesë në darkën e përbashkët.


Me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministri Kurti  bisedoi për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për çështjet aktuale.

Kryeministri i uroi z.Stefan Löfven për pozitën e re si President i Partisë së Socialistëve Evropianë, kurse e falënderoi z.Sergei Stanischew për kontributin e tij si President i deritanishëm i PSE.

Në takimin me Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i Partisë Social Demokrate gjermane, u bisedua për vëmendjen e shtuar të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

Në përmbyllje, kryeministri mori pjesë në darkën e liderëve, ku me një fjalë rasti iu drejtua krerëve shtetëror, komisionerëve evropianë, udhëheqësve të partive dhe përfaqësuesve të tjerë pjesëmarrës.

Në këtë kongres të partive socialdemokrate, u diskutua për politikat si përgjigje ndaj ndryshimeve në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale në Evropë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori