LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen mbi 40 metra dru me dokumentacion të parregullt në tregun e Vushtrrisë

Konfiskohen mbi 40 metra dru me dokumentacion të parregullt në tregun e Vushtrrisë

Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka konfiskuar 41.70 metër kub masë drunore me dokumentacion të parregullt në tregun e Vushtrrisë.

Sipas njoftimit, sekuestrimi i tyre është bërë në mëngjes gjatë një plani operativ të inspektorëve nga Drejtorati Qendror i Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti të Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe inspektorëve komunalë në mbështetje të Policisë së Kosovës, zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Vushtrri dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu.

“Qëllimi i këtij plani ka qenë parandalimi dhe ndalimi i aktiviteteve të jashtëligjshme të transportit, grumbullimit, deponimit, shitjes dhe përpunimit të masës drunore pa prejardhje ligjore. Në tregun e qytetit të Vushtrrisë janë hasur shumë mjete me masë drunore ndërsa gjatë verifikimit të dokumentacionit, inspektorët kanë hasur në parregullsi te dokumentacionit te shumica e shitësve të masës drunore”, thuhet në njoftimin për media.


“Mjetet me masë drunore me dokumentacion të parregullt janë përcjellë nga ana e zyrtarëve policorë në deponinë  e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Vushtrri ku nga 26 mjete për bartjen e masës drunore, janë konfiskuar 60.5 metër hapësinore ose 41.70 metër kub masë drunore.”

Mjetet janë liruar ndërsa procedurat kundërvajtëse ose penale kanë mbetur të zhvillohen nga inspektorët e Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti të Agjencisë Pyjore të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori