LAJMI I FUNDIT:

Ishte më i miri në Old Traford, Manchester United bën ofertë për yllin e Omanias

Ishte më i miri në Old Traford, Manchester United bën ofertë për yllin e Omanias

Manchester United ka arritur fitore me shumë vështirësi 1-0 ndaj skuadrës qipriote Omania në Ligën e Evropës.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar me shifrat 1-0, falë një goli të shënuar në minutat shtesë nga Scot McTominay.


United dominoi në këtë takim, por portieri i mysafirëve, Francis Uzoho bëri ndeshjen e jetës duke bërë hiq më pak se 12 pritje në këtë përballje.

Kjo ka bërë në fund të ndeshjes nigeriani të marrë edhe duartrokitjet nga tifozët e United, skuadër që Uzoho e pëlqen.

23-vjeçari në fund të ndeshjes pas konferencës për shtyp bëri një foto edhe me trajnerin Erik Ten Hag, por ai së shpejti holandezin mund ta ketë trajner të tij.

Mediat në Ishull kanë raportuar se Djajtë e Kuq kanë nisur menjëherë pas ndeshjes bisedimet me Omanian për portierin e talentuar.

United është gati të ofrojë dy milionë euro për transferimin e Uzohos në Old Traford që të jetë ai zëvendësues i David De Geas.

Në fakt Uzoho është zëvendësues edhe te Omania, por vetëm pas lëndimit të portierit Fabinho ka mbrojtur dhe menjëherë ka zgjuar interesimin e një skuadre të madhe si United.

Portieri në fund të ndeshjes u përgëzua edhe nga yjet e United si Cristiano Ronaldo e David e Gea për ndeshjen e madhe që zhvilloi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Ndërkombëtare
Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

La Liga
Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Serie A
Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori