LAJMI I FUNDIT:

Qeveria pa strategji në politikën e jashtme, LDK: Nuk u zhvillua mjaftueshëm dialog për liberalizimin e vizave

Qeveria pa strategji në politikën e jashtme, LDK: Nuk u zhvillua mjaftueshëm dialog për liberalizimin e vizave

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vlerësoi se Qeveria e Kosovës nuk ka zhvilluar mjaftueshëm dialog me shtetet e Bashkimit Evropian për ta arritur vendi liberalizimin e vizave.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri theksoi se Qeveria e Kosovës nuk ka strategji në politikën e jashtme, raporton KosovaPress.

Në një konferencë për media, Tahiri theksoi se Qeveria nuk po e shfrytëzon rastin që e ka për ta arritur liberalizimin.


“Më shqetëson fakti nëse Qeveria e Kosovës nuk ka pasur informacion mbi kërkesat e reja të shteteve anëtare të BE-së, qoftë kërkesa teknike. Qeveria jonë nuk ka zhvilluar mjaftueshëm dialog me vendet anëtare veç e veç, por po ashtu e vërteton se Qeveria është pa strategji në politikën e jashtme. Qeveria duhet t’i marrë obligimet e saj dhe të garantojë që mundet t’i përmbushë obligimet e saj. Qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojë momentumin historik, edhe të luftës në Ukrainë, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thekson Tahiri.

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Tahiri tha se Vetëvendosja ua humbi shansin qytetarëve për vizat pikërisht në vitin 2016.

“Është kjo Qeveri, kjo shumicë që në vitin 2016 e bllokoi liberalizimin, sot është fat që në Kosovë nuk kemi asnjë parti politike që kundërshton përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave siç ishte rasti më 2016 kur VV-ja ia humbi këtë rast Kosovës dhe qytetarëve të saj”, theksoi ai.

Tahiri ka folur edhe për raportin për vendin, ku tha se disa herë në disa fusha është cekur se nuk ka pasur progres në Kosovë më 2022.

Ai tha se në Raportin për vendin, 26 herë përsëritet fjala “Nuk ka progres”.

Sipas tij, 32 herë përmendet se në sektorë të ndryshëm Kosova është në “Fazë të hershme”.

Tahiri vlerësoi se në këtë raport zero herë konstatohet “Progres i mirë”, dhe zero herë konstatohet “Progres shumë i mirë”. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori