LAJMI I FUNDIT:

Rrjedha e naftës në rrugën Pejë-Klinë, policia jep detaje

Rrjedha e naftës në rrugën Pejë-Klinë, policia jep detaje
Foto nga Peja në Fokus

Qytetarët të premten kanë raportuar në Policinë e Kosovës se nga fshati Qyshk e deri në hyrje të Klinës ka rrjedhje nafte në asfalt.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, menjëherë pas këtij raportimi policia ka marr të gjitha masat në kuadër të kompetencave të tyre.

Siç u shpreh ai, policia i ka njoftuar zjarrfikësit që të pastrojnë pjesët kryesore të rrugës ku ka pasur rrjedhje të naftës.

“Njësiti trafikut rajonal, menjëherë pas marrjes së Informatës nga qytetarët, ka marr të gjitha masat në kuadër të kompetencave. Nga dalja e qytetit të Pejës e deri në Drenas, rrugës kishte pasur rrjedhje të derivateve të naftës. Njësiti rajonal i komunikacionit i ka marr të gjitha masat në kuadër të kompetencave, i kanë njoftuar zjarrfikësit që të pastrojnë rrugët…”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Turistja franceze pëson aksident në bjeshkët e Tropojës, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Lajme
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Lajme
Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Lajme
Kalo në kategori