Zejtarët ngjashëm me biznesin tjetër të vogël përballen me probleme të mëdha. Telasheve si ikja e madhe e fuqisë punëtore apo zanatlinjve jashtë shtetit, kriza ekonomike që po godet sidomos veprimtaritë ekonomike me më pak punëtorë dhe qarkullim, po i shtohet edhe faturat e larta të çilat zejtarët i paguajnë për rrymën industriale. Vlerësohet se një pjesë e mbi 6000 zejtarëve që punësojnë një dy apo tre të punësuar apo bizneset familjare, edhe mund të vendosin drynin në rast se nuk ju ofrohet një ndihmë më e madhe. Bile nga Oda e Zejtarëve të Maqedonisë thonë se rrezikohet mbyllja e gjysmës së tyre deri në vit të ri në rast se ekzekutivi nuk ofron ndihmë konkrete për mbijetesën e tyre. Njëherësh kërkojnë që zejtarët që tatimohen të paguajnë rrymën ngjashëm si amvisëritë.
“Në një moment të vështirë ekonomik dhe social nevojitet që qeveria të ndihmojë zejtarët duke ulur tarifat për rrymën industriale apo duke i vendosur zejtarët e regjistruar në Regjistrin e zejtarëve në kategorinë e amvisërive, apo duke i subvencionuar ato. Një hap i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në ruajtjen e vendeve të punës në këtë periudhë të vështirë”, thotë Agron Fazliji, kryetar i Odës së zejtarëve të Maqedonisë. Sipas tij, zejtarët si anëtarë të odës paguajnë prej 30 mijë deri 40 mijë denarë për rrymë në tregun e lirë.
Esnafi i zejtarëve thotë se po paguajnë rrymë më të shtrenjtë industriale, ndërsa konsumi i energjisë elektrike të dyqaneve të zejtarëve apo këtyre firmave mikro dhe të vogla, as që mund të krahasohet me kapacitetet e mëdha industriale. Pra, nuk mundet që një tharëse e flokëve në një sallon ondulimi apo një pajisje industriale të harxhojë aq sasi të mëdha të rrymës që të mund të krahasohet me kapacitetet e mëdha industriale shtojnë ato.
Zejtarët njëherësh thonë se tani është koha që ekonomia në vend të ketë mundësi të punojë dhe të tejkalojë këtë krizë të vështirë, dhe pastaj të mendohet për reformat e reja tatimore. Gjithashtu nga komunat kërkohet që së bashku me Ministrinë e Arsimit më shumë të promovojnë zejtarinë ndër të rinjtë me qëllim që të plotësohet gradualisht kërkesa për kuadro deficitare në tregun e punës si dhe të nxisin interesimin e të rinjve për mësimin e zanateve të vjetra, që do të ndihmojë edhe zhvillimin e turizmit. Kërkohet edhe subvencionimi i zejeve të vjetra në të gjitha komunat në vend si orëndreqësit, jorganxhinjtë, rrobaqepësit, etj. Nga vetëqeverisjet lokale kërkohet të ndihmojnë zejtarët të ballafaqohen me ekonominë gri si dhe kërkohet edhe përfshirja e esnafit të zejtarëve në trupat lokal që do të mbrojnë interesat e tyre. Për ruajtjen e tyre do të parashtrohet edhe zgjidhje ligjore deri tek Ministria e Kulturës, ndërsa do të kërkohet edhe subvencionim i përhershëm nga ana e shtetit për shkak se këto zeje bëjnë pjesë dhe bashkërendojnë edhe me turizmin dhe me trashëgiminë kulturore. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite