LAJMI I FUNDIT:

IKEA shuan 10 mijë vende pune në Rusi

IKEA shuan 10 mijë vende pune në Rusi
IKEA store in Moscow, Russia, June 9, 2020.

IKEA ka shuar dhjetë mijë vende pune në Rusi në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Këtë vit, kompania me bazë në Holandë ndërpreu shitjet në Rusi dhe mbylli 17 dyqanet e saj në vend, raporton skynews.


Ajo e bëri njoftimin pasi shitësit e tjerë të mëdhenj perëndimorë duke përfshirë Zara, H&M, Marks&Spencer dhe Nike u tërhoqën gjithashtu nga vendi.

Duke folur sot, Jesper Brodin, CEO i Ingka, një kompani që është përgjegjëse për shumicën e dyqaneve të IKEA, i tha AFP se ata “duhej t’i thoshin lamtumirë” rreth 10 mijë nga 12 mijë punonjës të shitjes me pakicë në dyqanet e tyre ruse.

Në vitin deri në gusht 2021, Rusia ishte tregu i 10-të më i madh i IKEA-së në shitjet me pakicë, duke përbërë 4 për qind – ose 1.8 miliard euro – të tregtisë së saj.

Ndryshe, shumë kompani ndërkombëtare tashmë kanë mbyllur dyqanet e tyre në shtetin rus që prej pushtimit të pajustifikuar në Ukrainë. /Telegrafi/