LAJMI I FUNDIT:

Panadic prezantohet te Ferizaj: Ekipi ka kualitet, por mos pritni magji nga unë

Panadic prezantohet te Ferizaj: Ekipi ka kualitet, por mos pritni magji nga unë

Andrej Panadic është prezantuar si trajner i ri i skuadrës nga Albi Mall Superliga e Kosovës, Ferizaj.

Trajneri kroat ditë më parë u zyrtarizua nga ferizajasit, derisa sot ka ardhur prezantimi i tij.


Panadic ka thënë se e njeh mentalitetin e futbollit të Kosovës, për shkak se shumë pak dallon nga mentaliteti i futbollit kroat.

Duke mos dashur të lëshohet shumë ne deklarata, Panadic ka thënë se nuk është person që merret me deklarata dhe komente që vijnë nga jashtë.

“Zakonisht nuk merrem me ato se çka thuhet dhe shkruhet nëpër media. Më pëlqen të punoj shumë, të merrem me ekipin. Por mos pritni nga unë që të bëjë magji në një kohë të shkurtër. Mendoj se ekipi ka kualitet nga ajo se çfarë kam shikuar këto ditë”, ka thënë Panadic.

Tutje, trajneri Panadic tha se futbolli në Kosovë është zhvilluar shumë viteve të fundit dhe ekziston një interesim nga jashtë për ta përcjellë cilësinë e ligës në Kosovë.

Ndërsa, presidenti i klubit, Lulzim Abazi, ka deklaruar se ndryshimet ishin të nevojshme në klub pas rezultateve të fundit.

“Kemi zhvilluar ndeshje të mira në këtë sezon, por rezultatet nuk kanë qenë në anën tonë për arsye të ndryshme. Kemi lëshuar pikë aty ku nuk është pritur. Ndryshimet në klub ishin të nevojshme pasi që diçka nuk ecte sa i përket rezultateve”, tha Abazi.

Gjithashtu presidenti Abazi ka thënë se pas dorëheqjes së ish-trajnerit, Arbnor Morina, telefoni i tij nuk ka pushuar sepse u vërshua nga ofertat për trajner, por që Andrej Panadic ishte profili më interesant.

Kjo për arsyen se klubi ka dashur të instaloj mentalitetin kroat në skuadrën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori