LAJMI I FUNDIT:

Kamioni nuk zvogëloi shpejtësinë, kali në panik – momenti kur një adoleshente në Angli u gjend ‘milimetra’ nga katastrofa

Kamioni nuk zvogëloi shpejtësinë, kali në panik – momenti kur një adoleshente në Angli u gjend ‘milimetra’ nga katastrofa

Disa pamje të frikshme tregojnë momentin kur një kalorëse u gjend ‘milimetra’ nga katastrofa pasi goditi anën e një kamioni kur ky i fundit nuk arriti të ngadalësonte shpejtësinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Grace Crofts, 15 vjeçe, ngjarja ndodhi derisa ajo ishte hipur në kalin e saj Bella së bashku me motrën e njerkut Ellie Jarosiewicz, 17, pak larg nga shtëpia e tyre në Angli.

Dhe në atë moment, një kamion kaloi me rreth 60 km/h – pavarësisht nga kodet në Britani që thonë se shoferët duhet të ngadalësojnë shpejtësinë në 20 km/h kur parakalojnë një kalë.


Pamjet tregojnë kalin duke u trembur dhe duke u përpjekur të largohet nga kamioni, por në panik, në një ngjarje të ndodhur afër Barnsley.

Si pasojë, Grace shkoi në spital të nesërmen, ku u trajtua për një dëmtim të muskujve në këmbën e saj të majtë, pasi ai u përplas me kamionin më 2 tetor. /Telegrafi/