LAJMI I FUNDIT:

Baba i dhjetë fëmijëve – Elon Musk zbulon nëse planifikon të ketë edhe më shumë në të ardhmen

Baba i dhjetë fëmijëve – Elon Musk zbulon nëse planifikon të ketë edhe më shumë në të ardhmen

Elon Musk bëri shaka për familjen e tij të madhe në një intervistë me “Financial Times”, duke thënë se ai është “shumë i sigurt se nuk ka fëmijë të tjerë rrugës”.

Megjithatë, 51-vjeçari e quajti veten një “pulë vjeshte”, duke sqaruar se nuk është kundër që të ketë edhe më shumë fëmijë në të ardhmen.

Drejtori i Përgjithshëm i Teslas u bë baba në vitin 2002 kur erdhi në jetë djali i tij Nevada, por foshnja vdiq pas 10-javëshe.


Foto: Getty Images

Dy vjet më vonë, ai dhe gruaja e atëhershme Justine Wilson mirëpritën binjakët Griffin dhe Vivian, tani 18 vjeç.

Musk dhe Vivian nuk kanë raporte të mira, pasi adoleshentja ka ndryshuar edhe mbiemrin e saj në qershor, në mënyrë që “të mos ketë lidhje me babanë e saj biologjik në asnjë mënyrë, apo formë”.

Në atë kohë, Vivianit i ndryshuan edhe emrat e saj të parë dhe të mesëm, si dhe gjininë.

Musk foli për median për marrëdhëniet e tyre të tensionuara, duke thënë: “Kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë të tjerët. Nuk mund t’i fitojë të gjithë”.

Foto: Instagram

Ai dhe Ëilson, 50 vjeç, janë gjithashtu prindër të trenjakëve 16-vjeçar Kai, Saxon dhe Damian, të lindur në vitin 2006.

Pas divorcit të ish-çiftit në vitin 2008, themeluesi i SpaceX mirëpriti djalin X AE A-XII, tani 2 vjeç dhe vajzën Exa, tani 10-muajshe, me të dashurën e tij Grimes në maj 2020 dhe dhjetor 2021.

Në korrik, u publikua lajmi se Musk është babai i binjakëve të Neuralink Shivon Zilis. Të vegjlit kanë lindur në nëntor të një viti më parë.

Foto: Getty Images

Sipërmarrësi e konfirmoi lajmin për Page Six, duke thënë: “Bravo për familjet e mëdha. Dua të kem aq sa kam mundësi të kaloj kohë dhe të jem një baba i mirë”.

Të gjitha lajmet nga Elon Musk
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elon Musk

Musk dha më shumë njohuri për familjen e tij në zgjerim përmes Twitter.

“Po bëjë çmos për të ndihmuar krizën e nënpopullimit. Një kolaps lindshmërie është rreziku më i madh me të cilin përballet qytetërimi”, shkroi Musk. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Kalo në kategori