LAJMI I FUNDIT:

Oliver Varhelyi prezanton Raportin e Progresit: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Oliver Varhelyi prezanton Raportin e Progresit: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka prezantuar sot raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa për Kosovën theksoi se vendi ka shënuar stabilitet politik këtë vit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë zotimin e tyre në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai tha se Komisioni Evropian njeh përpjekjet e Kosovës për të fuqizuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Varhelyi më tej tha se në periudhën para do të donin të shihnin zbatimin më të shpejtë dhe efektivë të agjendës reformuese drejt BE-së, raporton Telegrafi.


Në raport gjithashtu thuhet se Kosova është duke lëvizur përpara dhe në drejtimin e duhur, megjithatë ka disa segmente ku nevojitet ende progres.

Po ashtu është potencuar çështja e dialogut Kosovë-Serbi, nga të cilat u kërkua të angazhohen me konstruktivitet.

Komisioni Evropian u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, duke e vlerësuar atë si thelbësore për integrimet evropiane.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim tha se Komisioni Evropian sërish ka rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Gjatë kësaj konference ku u prezantuan raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Viola von Cramon përmendi çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.

Në prezantimin e raporteve për vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Viola von Cramon përmendi çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.

Ajo tha se kjo çështje nuk është adresuar siç duhet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori