LAJMI I FUNDIT:

Regjimi i vizave, Demi: Qytetarët e Kosovës për dy dekada shpenzuan rreth 180 milionë euro vetëm për aplikim

Regjimi i vizave, Demi: Qytetarët e Kosovës për dy dekada shpenzuan rreth 180 milionë euro vetëm për aplikim

Analisti i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi thotë se nga mos liberalizimi i vizave për Kosovës, qytetarët për dy dekada kanë shpenzuar rreth 180 milionë euro, vetëm për aplikim.

Demi me anë të një shkrimi në Facebook pohon se për vetëm gjashtë vite janë shpenzuar 89 milionë euro.

“Sipas një raporti të GAP & GLPS (2013), në periudhën 2010-2012, kosovarët kanë shpenzuar 9.1 milionë euro për aplikim për viza. Sipas një raporti më të ri të BPRG, në periudhën 2016-2021 janë shpenzuar edhe 89 milionë euro. Nëse e marrim mesataren e këtyre viteve dhe e aplikojmë për vitet që mungojnë në këto dy studime, del se në dy dekadat e fundit janë shpenzuar rreth 180 milionë euro vetëm për aplikim për viza”, shkruan Demi, përcjell Telegrafi.


Nga viti 2016 deri në vitin 2021, ambasadat e vendeve te Schengenit i kanë pranuar 539,344 aplikime.

Po ashtu, regjimi i vizave ia ka pamundësuar kompanive kosovare të kenë qasje të barabartë me fqinjët e tyre në tregjet evropiane. Rrjedhimisht, kompanitë vendore në krahasim me rajonin, kanë qenë gjithnjë në disavantazh dhe kanë mundësi më të pakta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Ekonomi
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Ekonomi
Kalo në kategori