LAJMI I FUNDIT:

Gratë i presin flokët në sheshin e Prishtinës, solidarizohen me iranianet

Gratë i presin flokët në sheshin e Prishtinës, solidarizohen me iranianet

Dhjetëra persona janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me qëllim të solidarizimit me gratë në Iran.

Organizata joqeveritare “Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR) KS”, ka mbajtur këtë protestë pas vdekjes së një 22-vjeçarje në Iran, për shkak të mosmbajtjes së duhur të shamisë.


Aktivistet kanë prerë edhe flokët në shenjë solidarizimi me rastin e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar nga e ashtuquajtura policia e moralit, pasi nuk kishte vendosur në mënyrë të duhur shaminë e saj në përputhje me rregullat e atjeshme.

Vdekja e Aminit ka zemëruar shumë iranianë, veçanërisht të rinjtë, të cilët e shohin këtë ngjarje si aktin më të fundit të një politike të ashpër të Republikës Islamike ndaj disidentëve dhe trajtimit gjithnjë e më të dhunshëm ndaj grave të reja nga policia mbikëqyrëse e moralit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori