BMW do të sjellë video-lojëra në ekranin e saj të lakuar në vitin 2023, nuk dihet se cilat modele do ta kenë funksionin
Derisa prodhuesit e automjeteve instalojnë ekrane gjithnjë e më të mëdha në automjete, kanë pasuar veçoritë tradicionale të ekranit të madh.
Tesla prezantoi Passenger Play disa vite më par, duke lejuar njerëzit të luajnë video-lojëra përmes sistemit të saj argëtues, dhe një gjë të ngjashme po bën edhe BMW.
BMW do të bashkëpunojë me AirConsole për të sjellë lojëra me një lojtar dhe me shumë lojtarë në ekranin e lakuar të BMW-s, transmeton Telegrafi.
AirConsole, me bazë në Zvicër, është një kompani që zhvilloi një platformë lojrash që ofron akses në lojëra të rastësishme në televizorë dhe sisteme argëtimi në makinë.
Lojërat e luajtura në modelet BMW do të funksionojnë direkt brenda softuerit argëtues të automjetit dhe lojtarët do ta kontrollojnë atë me telefonin e tyre inteligjent.
Kjo do t’u japë pasagjerëve një mundësi për të kaluar kohën ndërsa janë duke pritur në automjetin e tyre. Stephan Durach, nënkryetari i lartë i BMW Group Connected Company Development, tha se teknologjia mund ta bëjë pritjen për karikimin e automjetit tuaj “një moment të këndshëm”. Ndërsa BMW dhe të tjerët kalojnë në automjete elektrike, prodhuesit e automjeteve do të zbatojnë shërbime për t’i mbajtur pasagjerët të argëtuar gjatë periudhave më të gjata të karikimit.
Sipas faqes së internetit të AirConsole, fokusi i tij kryesor janë përvojat lokale të lojërave me shumë lojtarë. Kompania ofron mbi 185 tituj lojërash në PC, por është e paqartë se sa prej tyre do të jenë të disponueshme në ekranin e lakuar të BMW.
BMW do ta sjellë teknologjinë në makinat e saj në vitin 2023 dhe është e paqartë se cilat modele do të ofrojnë shërbimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peugeot 205 GTi i vitit 1989 i Rowan Atkinson do të dalë në ankand – dhe pritet të arrijë një çmim “marramendës”
Aston Martin prezanton veturën më të shpejtë serike të prodhuar ndonjëherë
Çfarë teknologjie nuk po e preferojnë shumë blerësit e veturave të reja
Peugeot 205 GTi i vitit 1989 i Rowan Atkinson do të dalë në ankand – dhe pritet të arrijë një çmim “marramendës”
Aston Martin prezanton veturën më të shpejtë serike të prodhuar ndonjëherë
Si e shpëtuan punëtorët italianë Volkswagen-in?
Çfarë teknologjie nuk po e preferojnë shumë blerësit e veturave të reja
Pse kaq pak njerëz po blejnë vetura elektrike?
Mjaftojnë tre javë pa shi - rrugët bëhen jashtëzakonisht të rrëshqitshme dhe të rrezikshme!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit