LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet që përdori të njëjtën veshje në dy raste të ndryshme, reagon Bardhi: Paratë i ndajë me prindërit e mi, jo për rroba

Kritikohet që përdori të njëjtën veshje në dy raste të ndryshme, reagon Bardhi: Paratë i ndajë me prindërit e mi, jo për rroba

Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi është kthyer në një prej artistëve më të dashur dhe më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Megjithatë krahas famës dhe suksesit, së fundmi në rrjetin social TikTok po qarkullon një video në të cilën është komentuar veshja e tij.

Në këtë video shihet krijuesi i hitit “Betohem” me të njëjtën veshje në dy raste të ndryshme.


Foto: Bardhi/Instagram

Dhe këtë nuk e ka pritur mirë reperi i cili ka reaguar duke e postuar të njëjtën video në llogarinë e tij në Instagram.

“Ndërrohen rrobat ndonjëherë në raste festash”, shkruhej në mbishkrimin e videos të cilës artisti iu ka përgjigjur.

Në reagimin e tij, ndër tjera Bardhi ka thënë se me parat që fiton nga muzika nuk i shfrytëzon për të blerë rroba të shtrenjta, por ndihmon prindërit e tij.

Foto: Screeshot

Ai tutje ka thënë se në muzikë nuk ka arritur të njihet për shkak të rrobave, por talentit pasi xhaketa në klipin e tij të parë ka kushtuar vetëm 10-të euro.

Të gjitha lajmet nga Bardhi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bardhi

“Nuk do ta jetojë jetën e milionerit edhe po të jem kur e di që vendi ynë është shumë i varfër dhe zgjohem dhe flejë me një rreth të tillë”, ka shkruar ndër tjera Bardhi.

Më poshtë postimi i plotë i Bardhit: 

INFO: Ti që e ke postu këtë gjë po ta bëjë qejfin, vendosa me t’i thënë do fjalë!
Mos mendo që më përul mu ose karrierën time pse e kam pas të njëjtën veshje në një emision dhe një dasmë të një shokut tim, unë nuk vij nga familje e milionerëve dhe nuk jam milioner, nuk besoj që kam dhezë prej rrobave se me një duks 10 euro në videon time të parë “Betohem” e kam pas vesh, po unë njihem për zërin tim, respektin ndaj cdo njeriu që më ka mbështetur, paratë që i fitoj normal që nuk i kam nda me ble 10.000 euro rroba, po jau kam nda nënës dhe babit për me bë ndonjë shtëpi etj, veç desha me t’u përgjigj se nuk ke fituar asgjë me këtë video që je munduar të më ofendosh se ti të paktën as fytyrën, as veshjen se ke tregu po kulturën. I pasur jam përderisa familja ime i ka gjithë të mirat e Zotit që mi ka dhuruar për me i ndihm ata, edhe një gjë mos e harro multi-milioner me qenë nuk do ta jetojë jetën e milionerit kur e di që vendi ynë është shumë i varfër dhe zgjohem e flejë me një rreth të tillë.

View this post on Instagram

A post shared by BARDHI (@bardhi)

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori