LAJMI I FUNDIT:

Juventusi rrezikon seriozisht kalimin nga grupi, mposhtet nga Maccabi Haifa

Juventusi rrezikon seriozisht kalimin nga grupi, mposhtet nga Maccabi Haifa

Maccabi Haiffa ka arritur ta mposht Juventusin me rezultat 2-o në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve.

Izraelitët ishin të vendosur që në start duke krijuar raste para portës së Juventusit.


Epërsia erdhi në minutën e shtatë kur Pierre Cornud asistoi te Omer Atzili i cili me kokë shënoi për 1-0.

https://twitter.com/goalsreplayg/status/1579877983376257025

Në minutat 12 dhe 13, Maccabi kishte edhe dy raste me Tjarron Cheryn dhe Atzilin, por kësaj radhe nuk e gjetën rrjetën.

Tifozët pritnin rikthimin e Juventusit, por ishte Maccabi që krijonte dhe me meritë shënoi edhe golin e dytë.

Omer Atzili pranoi një top në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.

https://twitter.com/FTCentre/status/1579887324397473793

Juventusi krejt në fun kishte një rast me Dusan Vlahovicin, por portieri Joh Cohen priti, ndërsa nga topi i kthyer nuk arriti të shënojë Arek Milik.

Zonja e Vjetër bëri shumë ndryshime në pjesën e dytë, por që nuk ia arriti të bëjë diçka më shumë në këtë përballje.

Daniele Rugani ishte i pari që rrezikoi, por nuk ia arriti të shënojë.

Juventusi kërkoi penallti në minutën e 67-të, pas rrezikimit në zonë nga Juan Cuadrado, por gjyqtari nuk akordoi një të tillë.

Deri në fund edhe pse bëri trusni Zonja e Vjetër, nuk ia arriti të shënojë.

Tani Juventusi ka vetëm tri pikë, aq sa Maccavi Haifa, dhe kualifkimi nuk është më në dorën e tyre, pasi PSG dhe Benfica kanë nga shtatë pikë. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Premier League
“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

La Liga
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori