LAJMI I FUNDIT:

Cila është e vërteta rreth ‘letërnjoftimit të gjetur në urën ku ndodhi shpërthimi në Krime’?

Cila është e vërteta rreth ‘letërnjoftimit të gjetur në urën ku ndodhi shpërthimi në Krime’?

Pasojat e plota të shpërthimit të urës së Kerçit në Krime nuk janë shpalosur ende, pavarësisht nga një seri sulmesh shkatërruese me raketa ruse në qytete në të gjithë Ukrainën, të perceptuara si hakmarrëse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi përgjatë ngushticës Kerç që lidh kontinentin e Rusisë me gadishullin e aneksuar ilegalisht është një tjetër pengues i përpjekjeve të Putinit për të vendosur kontrollin në Ukrainë, edhe pse autoritetet ukrainase nuk kanë marrë përgjegjësinë për incidentin.

Ndërsa spekulimet vazhdojnë rreth ngjarjes, një thashetheme u shfaq në internet që sugjeronte se ishte gjetur “fajtori i mundshëm”.


https://twitter.com/Juggerbear95/status/1578799686718468096?s=20&t=icFJRjLSPJU35TwrMpa_dQ

Disa postime në rrjetet sociale, të publikuara më 8 tetor 2022, sugjeruan se një kartë identiteti ukrainase u gjet në vendin e sulmit në urën e Kerçit.

Por, siç vë në pah Newsweek, përcjell Telegrafi, pretendimi është i rremë.

Kjo pasi që, ID-ja nuk është autentike dhe është përdorur në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë konfliktit në Ukrainë për të përhapur dezinformata.

Burri në foto mendohet të jetë Sam Hyde, një komik me prirje djathtas, imazhi i të cilit është përvetësuar në një numër rastesh në një numër historish dhe pretendimesh mashtrimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori