Komisioni Evropian pritet të miratojë nesër progress raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në media janë publikuar të dhëna nga ky draft.
Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përmendet fakti se këto dy vende i kanë nisur negociatat e anëtarësimit, pas një pune intensive, dhe kjo shënon një moment historik në raportet e këtyre dy vendeve me Bashkimin Evropian.
Në rastin e Shqipërisë vlerësohet progresi në forcimin e strukturave për integrim në BE, por kërkohet që në këtë drejtim të ketë më shumë bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile. Aty nënvizohet se konflikti i madh i brendshëm me partinë më të madhe opozitare, Partinë Demokratike(PD), ka ndikuar në jetën parlamentare në Shqipëri.
Komisioni pranon se Shqipëria ka vazhduar luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe si shembull përmenden dënimet e disa ish-zyrtarëve të lartë. Shqipërisë i kërkohet që të bëjë më shumë përpjekje në parandalimin e pastrimit të parave. Një çështje që Komisioni Evropian kërkon në mënyrë të veçantë në Shqipëri është angazhimi për të penguar emigrimin ilegal, sidomos të personave të mitur.
Maqedonia e Veriut, sipas raportit, i ka vazhduar përpjekjet për forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, pavarësisht disa sfidave. Nga Shkupi kërkohet që të ketë më shumë vullnet politik për të reformuar sistemin zgjedhor. Edhe në Maqedoninë e Veriut Komisioni ka vërejtur se polarizimet politike kanë ndikuar që Parlamenti të vonojë miratimin e disa ligjeve.
Maqedonia e Veriut ka shënuar “një lloj progresi” në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Tash kërkohet më shumë fokus në implementimin e kornizës ligjore që ekziston, për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje