Spasovski: RMV dhe MPB mbështesin paktin global për refugjatët dhe migrimin
Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, ka marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të Sesionit të 73-të të Komitetit Ekzekutiv të Programit të Komisarit të lartë për Refugjatë të OKB-së, që mbahet në Gjenevë të Zvicrës.
Gjatë fjalimit të tij në Gjenevë, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, duke përmendur paktin global për refugjatët dhe migrimin, është shprehur se Maqedonia e Veriut i jep mbështetje të fuqishme këtij pakti, kurse sic tha shumë nga angazhimet tashmë janë realizuar.
“Një kohë të gjatë punojnë në harmonizimin e gjyqësorit tonë me atë evropian, janë miratuar dokumente të shumta nga fusha e azilit respektivisht migrimit, direktiva të BE-së dhe të njëjtat me shkallë të lartë janë vendosur në legjislativën tonë pozitive”, tha Spasovski.
Ministri Spasovski ka shtuar se në vazhdë e sipër janë edhe shumë projekte me qëllim të sinkronizimit të mëtejshëm me standardet e BE-së, jo vetëm në menaxhimin me migrimet por edhe me menaxhimin kufitar në përgjithësi.
“Negociatat për Marrëveshjen për status me Agjencinë Evropiane për mbrojtje kufitare dhe bregdetare tashmë kanë përfunduar dhe së shpejti I njëjti pritet të nënshkruhet si marrëveshje e parë në nivel BE – RMV, si vend që tashmë kemi filluar negociatat me BE-në. Marrëveshje do të kontribuojë për luftën kundër migrimit të jashtëligjshëm dhe për siguri të përforcuar të kufijve të jashtëm të BE-së dhe rajonit”, deklaroi Spasovski.
Ministri Spasovski është shprehur edhe për aspektin pozitiv të pozicionimit ndërkombëtar të RMV-së pas pranimit në NATO në mars të vitit 2020 dhe progresit nga viti 2017 në fushën e sundimit të së drejtës, demokracisë, të drejtave të njeriut, zhvillimin e modelit të marrëdhënieve ndëretnike, gjithë kjo e plotësuar edhe me angazhimin e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë dhe siç tha, si rezultat i kësaj RMV-ja nga viti 2023 nis kryesimin me OSBE-në. /KlanMacedonia/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti