Pasi Organizata e Vendeve Prodhuese të Naftës (OPEC+), vendosi këtë javë të pakësojë prodhimin e naftës, administrata e presidentit Joe Biden po shqyrton masat e mundshme për të parandaluar një rritje të çmimit në treg.
Rritja e çmimeve të karburantit është një ogur jo i mirë për Biden dhe Partinë Demokrate, ndërsa po afrojnë zgjedhjet e muajit nëntor që përkojnë me mesin e mandatit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Me më pak se pesë javë deri në zgjedhjet e nëntorit, gjatë së cilave demokratët shpresojnë të arrijnë të ruajnë shumicën në Kongres, administrata e Bidenit u duk se kishte arritur të shënonte njëfarë suksesi për mbajtjen nën kontroll të çmimeve të karburanteve. Ato ranë me gati 26 cent për litër, me gjithë luftën në Ukrainë që ushqen rritjen e çmimeve.
Por, kjo ishte situata përpara se grupi OPEC+ të vendoste këtë javë ulje të prodhimit të naftës me 2 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga muaji i ardhshëm. Presidenti Biden e kritikoi këtë vendim.
“Zhgënjim. Po shohim se çfarë alternativash mund të kemi”, tha ai.
Ndër alternativat e mundshme do të ishte futja në treg e një sasie masive nafte nga rezerva strategjike e Shteteve të Bashkuara; lehtësimi i mundshëm i sanksioneve ndaj Venezuelës, për të lejuar kështu furnizime të reja në treg; si dhe kritikat publikisht ndaj kompanive energjetike për nxjerrje fitimesh në nivel rekord, ndërkohë që çmimet vazhdojnë të rriten.
“Kompanitë energjetike duhet të ulin çmimet e shitjeve me pakicë që të reflektojnë nivelin e çmimit që paguajnë për karburantin me shumicë”, tha Brian Deese, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Kongresi po shqyrton projektligje për të ndëshkuar Arabinë Saudite, vendin që prodhon më shumë naftë dhe që udhëheq de facto OPEC-un, ndërkohë që radhitet edhe ndër aleatët kyçë strategjikë të Uashingtonit. Vëzhguesit thonë se marrëdhënia me Riadin shtrihet përtej naftës.
“Po shqyrtojnë pasoja ligjore për OPEC-un dhe se si ta anashkalojnë atë. U duhet gjithashtu të mendohen shumë seriozisht se çfarë trajte do të marrë në të ardhmen marrëdhënia me Arabinë Saudite, duke qenë se Shtetet e Bashkuara janë furnizues kryesorë me armë për Arabinë Saudite. Atje gjenden forca amerikane. Ka edhe çështje të tjera që ndikojnë, si Irani”, thotë Jonathan Katz nga Fondi Gjerman Marshall.
Ndërsa rritja e çmimeve po e mban inflacionin në nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit, kjo do të jetë një çështje kryesore për zgjedhjet e mes mandatit në nëntor. Pasojat po ndjehen në nivelin e miratimit të publikut për punën e presidentit Biden.
“Nëse shikojmë 60 vitet e kaluara, vërejmë se partia e një presidenti me rreth 40% nivel miratimi, siç është aktualisht Presidenti Biden, nuk ka fituar ndonjëherë më shumë vende në Kongres gjatë zgjedhjeve të mesmandatit. Mesatarisht, ata humbasin rreth 30 vende ligjvënësish”, thotë Chris Jackson nga firma e anketimeve Ipsos.
Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar nëse po shqyrton masën e ndalimit të eksportit të naftës amerikane – një masë që industria e karburanteve thotë se do të dëmtonte tregjet botërore të energjisë. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj