LAJMI I FUNDIT:

Putin urdhëron më shumë siguri për urën e Krimesë

Putin urdhëron më shumë siguri për urën e Krimesë

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar më shumë siguri për urën nga Rusia në Krime, si dhe infrastrukturën që furnizon gadishullin me energji elektrike dhe gaz natyror, tha agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Në një dekret të lëshuar disa orë pasi ura u dëmtua nga një shpërthim, Putin tha se shërbimi i sigurisë FSB do të ishte përgjegjës për forcimin e masave të mbrojtjes.

Rusia ka thënë se shpërthimi ishte për shkak të një kamioni me bombë në një “aksion terrorist” nga Ukraina.


Zyrtarët ukrainas kanë kërcënuar vazhdimisht se do të godasin urën e Kerçit dhe disa e kanë lavdëruar sulmin, por Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë.

Ura shtrihet 19 kilometra dhe është një rrugë kryesore furnizimi për Moskën, ndërsa ata vazhdojnë sulmin e tyre në Ukrainë.

Ura u ndërtua nga Rusia pasi aneksoi Krimenë në vitin 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA zbulon paketën e re në vlerë të 250 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA zbulon paketën e re në vlerë të 250 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën

Botë
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Evropa
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
Jep dorëheqje Ministri italian i Kulturës pas zbulimit të aferës me influencuesen të cilën tentoi ta punësojë si këshilltare në ministri

Jep dorëheqje Ministri italian i Kulturës pas zbulimit të aferës me influencuesen të cilën tentoi ta punësojë si këshilltare në ministri

Evropa
Ukraina tani kontrollon mbi 1300 kilometra katrorë të rajonit të Kurskut

Ukraina tani kontrollon mbi 1300 kilometra katrorë të rajonit të Kurskut

Evropa
Tajfuni më i fortë në një dekadë godet Kinën

Tajfuni më i fortë në një dekadë godet Kinën

Azia
Kalo në kategori