Nga: Brian Milakovsky / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Vladimir Putini e bindi veten se “ribashkimi” i Ukrainës juglindore me Rusinë, është pashmangshmëri historike – gjë aq e qartë, saqë do të ofrojë vetëm një paragraf në librin heroik që po shkruan në kokën e vet. Por, njoftimi i fundit nga Kremlini se shumica dërrmuese e banorëve të rajoneve Luhansk, Donjeck, Zaporizhia dhe Herson votuan për t’u shkëputur dhe për t’u bashkuar me Rusinë, është produkt i një fantazie absurde. Kjo është e qartë për banorët e rajonit, të shpërndarë nga lufta dhe madje edhe për veten time, që kaloi gjashtë vjetët e fundit duke punuar në projekte humanitare dhe zhvillimore në Severodonjeck, në kryeqytetin e përkohshëm të rajonit të Luhanskut.
Kjo për shkak se, ky cep më lindor i Ukrainës, ka qenë gjithmonë aty ku janë shtruar më së shumti çështjet e identitetit kombëtar dhe ngatërresat kulturore me Rusinë.
Në vitin 2014 – pas revolucionit të Euromaidanit në Kiev – pati një tjetërsim të gjerë politik në rajonin e Luhanskut. Gjatë anketimit, shumica e banorëve të rajonit vunë në dyshim legjitimitetin e qeverisë së re. Rusia e përdori këtë tjetërsim për t’i joshur mijëra prej tyre në strukturat paraushtarake dhe administrative të “Republikave Popullore të Luhanskut dhe Donjecit”, si dhe për të fshehur pushtimin e saj të Ukrainës lindore. Kievi e dërgoi ushtrinë dhe, pas luftimeve intensive, arriti të rimarrë gjysmën e rajonit. Kishte shkatërrime dhe viktima civile nga të dyja palët, veçanërisht në “Republikën Popullore” – përvoja e dhunës ndikoi shumë që të forcohet etika separatiste e këtij shteti rus.
Mbërrita në gjysmën e rajonit të Luhanskut, të kontrolluar nga qeveria, në mars të vitit 2015, menjëherë pasi Marrëveshja e dytë e Minskut kishte ngrirë vijën e frontit dhe kishte reduktuar shumë intensitetin e luftimeve. Menjëherë pashë se rajoni i Luhanskut ishte ideologjikisht i larmishëm. Kishte banorë pro-ukrainas, nga studentët dhe profesionistët e rinj deri te fermerët e thinjur dhe punëtorët e fabrikave, shumë me mbiemra rusë dhe që flisnin rusisht. Dhe, kishte pak separatistë të fshehur, pak a shumë nga e njëjta demografi (edhe pse ata merrnin forcë të veçantë nga radhët e pensionistëve, jeta e të cilëve u shpërbë në kaosin e viteve 1990).
Në mes ishte një spektër i të paangazhuarve ideologjikisht – i përshtatësve. Moska i barazonte gjithmonë me simpatizantët dhe me separatistët më të pasionuar rusë, sepse ata flisnin kryesisht rusisht dhe përgjithësisht e perceptonin pozitivisht të kaluarën sovjetike. Në vitin 2014, ajo ishte në gjendje të lëvizte shumë përshtatës drejt separatistëve të guximshëm, duke luajtur me perceptimin se shteti ukrainas ishte i lëkundshëm, nëse jo i dështuar. Miqtë pro-ukrainasit në Severodonjec më thanë se pranvera e vitit 2014 ishte kohë thellësisht shqetësuese për ta, pasi një valë separatizmi kaloi nëpër komunitetin e tyre.
Rusia, jam i sigurt, mendoi se ky do të ishte rasti edhe në vitin 2022. E gjithë premisa e pushtimit të ngathët, por shkatërrues të Putinit, është se banorët e Donbasit janë thjesht rusë nga një provincë e humbur, dhe kështu marrëdhëniet e tyre me Ukrainën nuk mund të përmirësohen. Por, kaq shumë gjëra kanë ndryshuar në këto tetë vjet. Ukraina ishte në gjendje të forconte mbështetjen pro-unitetit dhe të lëvizte shumë përshtatës drejt atij kampi, duke demonstruar kapacitet të arsyeshëm e të mirë shtetëror.
Autoritetet lokale dhe kombëtare kanë përmirësuar ndjeshëm rrugët, parqet, shkollat, stadiumet, ndërtesat e banimit komunal dhe hapësirat tjera publike. U shfaqën qendra të reja të shërbimit publik. Qytetet si Mariupoli, Kramatorski dhe Severodonjeci, u bënë dukshëm më tërheqëse, në vend që të bien në kaos – siç kishte parashikuar Rusia. Kjo ishte në kontrast me “Republikën Popullore”, aty pranë, ku izolimi ekonomik nga Ukraina dhe menaxhimi kleptokratik, gjysmëkolonial nga Rusia, sollën vetëm degradim.
Në asnjë mënyrë separatizmi dhe ndjenjat pro-ruse nuk u zhdukën nga rajoni i Luhanskut. Të dy këto i kanë rrënjët e thella në një kulturë politike që vazhdimisht – gjatë tetë vjetëve të luftës – ua dha shumicën partive pro-ruse në zgjedhjet lokale. Por, Ukraina, me ndihmën e gabimeve të vetë Kremlinit, i shkëputi me sukses idetë e separatizmit, përmes prosperitetit dhe zhvillimit.
Dhe, Kievi praktikoi një kufizim politik që frenoi radikalizimin e mëtejshëm. Vërtetë, ajo e imponoi dekomunizmin që çoi në “Rënien e shtatores së Leninit”, të qindra monumenteve tjera dhe të riemërtimit të mijëra rrugëve. Por, mbajti premtimin për t’i lënë qetë monumentet e Ushtrisë së Kuqe, të cilat kanë aq shumë kuptim në kujtesën e Luftës së Dytë Botërore. Rusia paralajmëroi se kishat e patriarkanës së Moskës, në lindje, do të pushtoheshin me forcë nga nacionalistët, pasi ta fitonte pavarësinë kisha ortodokse ukrainase. Nuk ka ndodhur kurrë. Kievi miratoi një ligj të ri gjuhësor për të rritur përdorimin e ukrainishtes, por u zbatua me moderim dhe me takt në lindje. Ndjenjat pro-ruse zienin, por nuk vlonin.
Dhe, kështu ndodhi kur këtë vit, trupat ruse hynë në qytetet rurale, në veri të rajonit të Luhanskut; ata nuk u pritën me bukë e me kripë, me përshëndetjet tradicionale të mikpritjes sllave, por nga turmat e guximshme dhe sfiduese të ukrainasve që bllokuan tanket e tyre, tundnin dhe flamurin kaltër dhe verdhë, dhe në përgjithësi e ngatërruan mendjen e Vladimir Putinit i cili ishte i sigurt se njerëzit e tillë nuk mund të ekzistonin.
Ajo që pasoi ishte tmerr i pastër. Rusia i shpërndau me dhunë protestuesit dhe vendosi pushtimin e saj brutal në veriun rural të rajonit të Luhanskut. Ushtria ukrainase u tërhoq në qytetet e kontrolluara nga qeveria, të cilat rusët i bombarduan deri në rrënoja. Kështu u zhduk shtëpia ime në Severodonjeck, ku vajza ime kishte lindur vetëm disa muaj më parë.
Ka qenë moment i së vërtetës për banorët pro-rusë. Disa u dyfishuan; një i njohur i moshuar më tha me gëzim: “Putini po bën gjithçka siç duhet në Severodonjec. Siç do të kishte bërë Stalini.” Një tjetër tha në agoni: “Atdheu im ka ardhur dhe ma ka shkatërruar shtëpinë. Nuk kam atdhe tani.” Jo të gjithë do të ndryshojnë mendje, por lufta e tmerrshme e Rusisë në rajonin e Luhanskut do të përshpejtojë integrimin dhe konsolidimin e plotë të banorëve të saj në kombin ukrainas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos