Gjykatësja që po e mbikëqyr mosmarrëveshjen e blerjes në mes të Elon Musk dhe Twitter gjatë ditës së enjte vendosi që t’i pauzoi procedurat ligjore deri me 28 tetor pas një kërkese të bërë nga ana e CEO të Tesla, gjë që do të thotë se gjyqi i cili ishte caktuar të nis me 17 tetor nuk do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar.
Twitter kishte kundërshtuar mocionin e Musk për të pezulluar proceduar dhe kishte ngritur shqetësim se ai mund të mos zbatonte fjalët e tij për mbylljen e shpejtë të marrëveshjes, raporton CNN.
“Nëse transaksioni nuk mbyllet në ora 17:00(sipas kohës lokale) me 28 tetor 2022, palët janë udhëzuar që të kontaktojnë gjatë mbrëmjes me postë elektronike për të marrë datat e seancave për nëntor 2022”, tha në urdhrin e saj gjykatësja e Gjykatës së Kancelarisë së Delaware, Kathaleen McCormick, përcjell Telegrafi.
Avokatët e Elon Musk gjatë së enjtes depozituan një mocion për pezullimin e procedurave ligjore në mosmarrëveshjen e tij me Twitter, dhe që gjyqi që ishte caktuar të filloi me 17 tetor të largohet nga kalendari i gjykatës, duke vënë në dukje “rrethanat e ndryshuara që kanë nxitur në mënyrë efektive këtë veprim”, kjo sipas depozitimit të bërë në gjykatë.
Depozitimi – në të cilin thuhet se pezullimi qëndron “mbi pritjen e mbylljes së transaksionit” – vije pasi që më herët gjatë kësaj jave Musk kishte propozuar procedimin e blerjes së Twitter me çmim prej 44.8 miliardë eurove sipas kushteve të rëna dakord fillimisht, pasi që ai kishte kaluar shumë muaj duke u përpjekur ta prishë marrëveshjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ligji i parë global për Inteligjencën Artificiale – çfarë synon me këtë hap inovativ Bashkimi Evropian?
Shkarkoni iOS 17.5.1 tani për të rregulluar problemin e rishfaqjes së fotove të fshira
Doku.Tech zbulon edhe emrat e tre folësve të tjerë të këtij edicioni
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251