Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sot përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga Organizata Buxhetore që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave.
Në njoftimin për media se MFPT mbetet e përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve dhe financimin e prioriteteve të shtetit, mirëpo gjithmonë duke u siguruar se paraja publike shpenzohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Lexoni të plotë e pa ndërhyrje njoftimin e MFPT-së:
MFPT njofton që marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga MASHTI që parasheh zëvendësimin e orëve të muajit Shtator, ka kërkuar edhe njëherë nga Organizatat Buxhetore (OB) që të rikonfirmojnë listat e pagave, duke ua rikujtuar obligimet ligjore që kanë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.
OB-të duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave.
E gjithë kjo, duke pasur parasysh që mësimdhënësit në Kosovë nuk janë më në grevë, se mësimi i nxënësve tani në të gjitha shkollat e nivelet po zhvillohet dhe se shumica e mësimdhënësve nuk e kanë preferuar dhe nuk janë pajtuar me grevën, dhe se MASHTI ka miratuar kalendarin e ri mësimor që parasheh mbajtjen e orëve të Shtatorit, duke siguruar kështu edhe ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike.
MFPT mbetet e përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve dhe financimin e prioriteteve të shtetit, mirëpo gjithmonë duke u siguruar se paraja publike shpenzohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City