Zgjimi pikërisht në këtë kohë ngadalëson plakjen: Mjekja këshillon – kjo është mënyra për të “ndaluar vitet”
Shprehi të shumta mund të na “shtojnë vitet”
Gjenetika e mirë, ushqimi, aktiviteti fizik, kurimi i lëkurës dhe i flokëve, duken në fytyrën dhe trupin tonë.
Në gjenetikë nuk mund të ndikojmë, prandaj ekspertët na këshillojmë si t’i përmirësojmë shprehitë jetësore dhe të dukemi në mënyrën më të mirë të mundshme në moshën tonë të jetës.
Cilësia e gjumit ka rëndësi të paçmueshme, por edhe mënyra se si flemë mund të jetë aleat i mirë në luftimin e plakjes, ka thënë mjekja Kumkum Mishra, transmeton Telegrafi.
Ajo ka theksuar që koha ideale për zgjim është midis orës 5 dhe 7 të mëngjesit “Procesi natyror i plakjes fillon rreth moshës 25-vjeçare, kjo është mosha kur organizmi ngadalëson, pos nëse nuk stimulohet me shprehi të duhura jetësore”, thekson mjekja.
“Stresi, ushqimi, sasia e cilësisë së gjumit, marrja e ilaçeve, kushtet klimatike dhe gjendjet e caktuara mjekësore janë faktorët të cilët ndikojnë në plakjen e organizmit”, konstaton mjekja dhe thekson që sasia e mjaftueshme e gjumit ka rëndësi vendimtare.
Sigurisht që nuk jemi të gjithë njësoj, por doktori këshillon që të rriturit nga mosha 19 deri në 94 vjeç të flenë nga gjashtë deri në tetë orë në natë.
Fondacioni Kombëtar Amerikan i Gjumit shpjegon se higjiena e duhur e gjumit përfshin një mjedis të shëndetshëm në dhomën e gjumit, si dhe rutinat e përditshme.
Dr. Mishra këshillon të zgjoheni çdo ditë në të njëjtën orë.
“Më mirë është në orën 5 deri në 7 të mëngjesit. Po aq e rëndësishme është edhe ngritja e shpejtë nga shtrati menjëherë pas zgjimit. Mos bëni një sy gjumë më shumë se 20 minuta”, pohon ajo dhe këshillon të mos përdorni celularin ose kompjuter një orë para se të shkoni në shtrat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A