LAJMI I FUNDIT:

Putini “dëshiron ta marrë botën me vete kur të vdesë” – thotë eksperti politik që qëndron pas pretendimeve për shëndetin e presidentit rus

Putini “dëshiron ta marrë botën me vete kur të vdesë” – thotë eksperti politik që qëndron pas pretendimeve për shëndetin e presidentit rus

Vladimir Putin dëshiron “të marrë botën me vete kur të vdesë” dhe tashmë ka marrë vendimin për të përdorur armë taktike bërthamore në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kështu ka thënë shkencëtari politik Valery Solovey, një ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës [MGIMO], i cili bëri pretendimet e bujshme përpara se despoti rus të shënonte ditëlindjen e tij të 70-të të premten.


Kjo vjen pasi kishat ortodokse ruse janë urdhëruar të mbajnë shërbime të veçanta lutjesh për shëndetin e tij të shtunën, pavarësisht se Kremlini këmbëngul se ai është “me shëndet të mirë”.

“Vendimi në parim për përdorimin ose demonstrimin e armëve bërthamore taktike është marrë”, citohet të ketë thënë Dr Solovey, i cili është konsultuar nga ambasadat perëndimore në Moskë pas pretendimeve për gjendjen mjekësore të Putinit.

“Pyetja është se si, kur dhe ku!”.

Ai pretendoi se situata aktuale është më e rrezikshme dhe më afër ‘apokalipsit bërthamor’ sesa gjatë krizës së raketave kubane gjatë Luftës së Ftohtë.

“Shkaku është presidenti rus Vladimir Putin, i cili synon seriozisht të demonstrojë aftësitë e armëve bërthamore – armët taktike bërthamore”, ka thënë më tej ai.

“Putini nuk mund ta lejojë veten të mposhtet. Atij i kanë mbetur dy mjete në mëngë – mobilizimi, të cilin ai po përdor [dhe] armë bërthamore”.

Ai ka pohuar prej kohësh se luftënxitësi rus po vuan nga sëmundje të rënda duke përfshirë kancerin, sëmundjen e Parkinsonit dhe një çrregullim skizoafektiv.

Spekulimet rreth shëndetit të Putinit kanë qenë të përhapura vitet e fundit, veçanërisht me vëmendjen e shtuar që ai ka marrë që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Ndërkohë, frika po rritet se Putini mund të përdorë masa më drastike në përpjekje për të fituar luftën që filloi më 24 shkurt.

“Presidenti nuk është në gjendje të vlerësojë në mënyrë adekuate situatën dhe të marrë vendimet e duhura”, ka vlerësuar Solovey në një video të re ndërsa Putin shënon 70-vjetorin e lindjes në qytetin e tij në Shën Petersburg.

“Gjendja e tij shëndetësore është e tillë që ai ka një dëshirë shumë të fortë për të marrë botën me vete”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori