Bekteshi: Masat e reja anti-krizë do të fokusohen tek qytetarët dhe kompanitë që prodhojnë ushqime bazë
Ministria e Ekonomisë ka filluar komunikimin me kompanitë e huaja të cilat OBRM-PDUKM i ofroi, me qëllim që pushteti të mund të sigurojë gaz dhe lëndë tjera të nevojshme për prodhim të energjisë elektrike me çmim më të lirë. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka deklaruar për “Alsat”, se brenda pak ditësh me njërën nga kompanitë do të takohen për të biseduar detajet.
“Unë drejtpërdrejtë kam komunikuar me kompani e cila merret me furnizimin me gaz natyror, është kompani e cila është në kuadër të kontinentit evropian, e deri në fund të kësaj jave, apo në fillim të javës së ardhshme do të ulemi së bashku me drejtorin e përgjithshëm dhe këshilltarin e kryeministrit që të negociojmë rreth kushteve, obligimeve të cilat ata mund ti kenë, por edhe ofertën sa i përket çmimit por edhe sasisë së gazit natyror për nevojën e funksionimit të TETO-s…. nëse çmimi është i favorshëm, plotësohen kushtet sipas rregullave dhe ligjeve të RMV-së atëherë do ta njoftojmë opinionin rreth detajeve”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
Lidhur me masat anti-krizë që duhet të marrë Këshilli ekonomik dhe social të mërkurën e ardhshme, ministri Bekteshi thotë se fokusi i ndihmave do të jetë tek qytetarët me nevoja të veçanta, qytetarët që janë kategori sociale dhe tek pensionistët me të ardhura të ulëta. Ndërsa mjetet do të ndahen nga buxheti i shtetit të cilin Ministria e Financave e ka rishikuar.
“Me të vetmin qëllim që të ndajmë mjete për nevoja të ndryshme, mjete që do të jenë ndihmë e drejtpërdrejtë për kategoritë të cilat më së shumti kanë nevojë në ballafaqimin me rritjen e çmimeve apo inflacionin në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut, masat janë dizajnuar, Ministria e Financave shumë shpejtë do të dalë me prezantimin e të njëjtave”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
Lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë, ministri Bekteshi thotë se Ligji për konsumatorët do të kalojë së shpejti në Kuvend, ndërsa prodhuesve të ushqimeve do u ndihmohet që të mos ngrenë edhe më tej çmimet.
“Unë kam pasur takim me të gjithë prodhuesit e ushqimeve bazë në Maqedoninë e Veriut dhe ashtu siç e bëmë me shkollat fillore dhe të mesme një pjesë e konsiderueshme e tyre, do të kalojnë nga tregu i liberalizuar në tregun e rregulluar, me çmime fikse të energjisë elektrike, shumë më të ulëta nga ato të cilat janë në bursë dhe nuk do të kenë asnjë arsye për të rritur çmimet e produkteve bazë për shkak se një barrë të konsiderueshme do ta marrë shteti në zvogëlimin e çmimit të energjisë elektrike për veprimtaritë që kanë të bëjnë me prodhimin e ushqimeve bazë në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Kreshnik Bekteshi.
Pas seancës së djeshme të Këshillit ekonomik në Qeveri, përfaqësuesit e lidhjes së sindikatave kërkuan që Qeveria të marrë masa urgjente për të rritur pagat sipas rritjes së inflacionit, të ndihmojë qytetarët me kartela për ushqim ndërsa punëtorët me transport falas. Nga Lidhja e odave ekonomike kërkuan që Qeveria të sigurojë energji të lirë për kompanitë që të ndihmohet biznesi dhe të ruhen vendet e punës. Takimi i radhës i Këshillit ekonomik duhet të mbahet të mërkurën e ardhshme kur Qeveria duhet të prezantojë masat konkrete./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A