LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e naftës para takimit të OPEC+

Rriten çmimet e naftës para takimit të OPEC+

Çmimet e naftës u rritën pasi pritshmëritë që vendet tjera të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC+) mund të pajtohet për një ulje të madhe të prodhimit për naftën e papërpunuar kompensuan shqetësimet për ekonominë botërore.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 64 cent në 89.50 dollarë për fuçi, ndërsa ajo e papërpunuar WTI u rritën me 46 cent në 84.09 dollarë për fuçi.

OPEC+ pritet të ulin prodhimin me më shumë se 1 milion fuçi në ditë, që do të jetë edhe ulja më e madh që nga fillimi i pandemisë COVID-19.


Organizata ka rritur prodhimin këtë vit pas uljeve rekord të vendosura në vitin 2020 kur pandemia tkurri kërkesën. Por në muajt e fundit, organizata nuk ka arritur të përmbushë rritjen e planifikuar të prodhimit, duke arritur në gusht 3.6 milionë fuçi në ditë që mungonin në treg.

Çmimet e naftës kanë rënë për katër muaj rresht pasi bllokimet e COVID-19 në importuesin kryesor të naftës, Kinë, frenuan kërkesën, ndërsa rritja e normave të interesit dhe e dollarit amerikan ndikuan në tregjet financiare botërore. Bankat kryesore qendrore kanë hyrë në raundin më agresiv të rritjes së normave, duke shkaktuar frikën e një ngadalësimi ekonomik botëror.

Rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA u vlerësuan në rritje me rreth 2 milionë fuçi në javën deri më 30 shtator. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend

Ekonomi
Kalo në kategori