LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit në Angli shpëtojnë viçin të cilit i mbeti koka në një shtyllë

Zjarrfikësit në Angli shpëtojnë viçin të cilit i mbeti koka në një shtyllë

Zjarrfikësit në Angli shpëtuan një viç kurioz të cilit i mbeti koka e ngulur në një shtyllë.

Stacioni i Zjarrfikësve të Bollington tha në një postim në Twitter se një ekuipazh i shpëtimit të kafshëve iu përgjigj një fushe në Bollington, Cheshire, ku viçit i ngeci koka në një hapjeje në bazën metalike të një shtylle, transmeton Telegrafi.

“Ky viç bëri një llogaritje të gabuar këtë mëngjes”, thuhet në Twitter.


Zjarrfikësit ishin në gjendje të ndihmonin lopën të çlironte kokën nga struktura. /Telegrafi/