Paundi ka shënuar rritje, pasi sekretari britanik i Thesarit anuloi vendimin e tij tepër të diskutueshëm për të hequr normën më të lartë të tatimit.
Valuta britanike pati rritje të vlerës me më shumë se 1 për qind, duke shkuar në 1,1284 dollarë, përpara se të pësonte një ulje të vogël pas reduktimit të kostove të huamarrjes së qeverisë.
Deputetët konservatorë kishin kërcënuar se do të votonin kundër planit të Kwasi Kwarteng, duke thënë se ai ishte i padrejtë në rrethanat kur kostot e jetesës ishin kaq të larta.
Anulimi i këtij vendimi mund të lehtësojë tensionet në treg, tha Instituti për Studime Fiskale, por vazhdojnë të mbeten shqetësimet lidhur me faktin se si do të financohen 43 miliardë paund që vijnë nga reduktimet e taksave.
“Kjo nuk përbën ndonjë ndryshim të parëndësishëm,” tha Paul Johnson, drejtor i Institutit për Studime Fiskale.
Sekretari u zotua se do të heqë normën e taksës prej 45 për qind, e cila paguhet nga njerëzit që fitojnë më shumë se 150 mijë paund në vit.
Heqja e kësaj norme do t’i kushtonte Thesarit rreth 2 miliardë paund nga reduktimet e taksave me vlerë totale prej 45 miliardë paund, të shpallura nga Kwarteng në të ashtuquajturin “mini-buxhet”.
Ulja e nivelit më të lartë të taksës për ata që fitojnë më shumë ngjalli zemërim në mesin e deputetëve të opozitës dhe atyre konservatorë. Tregjet u tronditën nga shqetësimet se këto reduktime të pafinancuara të taksave ishin të papërballueshme për buxhetin. Kancelari gjithashtu refuzoi të publikojë një vlerësim të pavarur të planeve të tij nga Zyra për Përgjegjësinë Buxhetore.
Javën e kaluar, paundi arriti një nivel të ulët rekord dhe Banka e Anglisë u detyrua të ndërhyjë për të frenuar kostot e larta të huamarrjes së qeverisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit