LAJMI I FUNDIT:

Mickoski dhe Kovaçevski sot diskutuan mbi planet për tejkalimin e krizës energjetike

Mickoski dhe Kovaçevski sot diskutuan mbi planet për tejkalimin e krizës energjetike

Në Qeveri këtë pasdite është mbajtur takim rreth dy orësh në mes Kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickovski.

Në takim siç është njoftuar është diskutuar rreth planit të opozitës për krizën energjetike.

“Meqenëse isha i shqetësuar para takimit, ndaj të njëjtin shqetësim edhe tani”, Këto ishin fjalët e para të liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.


“Mendoj se në periudhën e ardhshme duhet të punojmë shumë për të kapërcyer të gjitha problemet që padyshim do të na ndodhin. Sepse skenari fillestar, që të kemi në funksion të gjitha objektet tona, është i vështirë për t’u realizuar. Kovaçevski emëroi Kreshnik Bekteshin person kontaktues. Menjëherë pas takimit do ta kontaktojmë dhe do t’i japim kontaktet tona”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri thotë se opozitarit të parë i ka prezantuar në detaje se çfarë po ndërmerr konkretisht Qeveria për të përballuar krizën ekonomike.

Kovaçevski thotë se me Mickoskin kanë biseduar për nevojën e zhbllokimit të ligjeve që janë të bllokuara në Kuvend.

Ata theksuan nevojën e miratimit sa më të shpejtë në Kuvend të të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë me tejkalimin e krizës energjetike.

“Bëhet fjalë për Ligjin për huamarrjen nga BERZH në vlerë prej 100 milionë euro me normë të favorshme interesi për të mbështetur punën e EMV-së, Ligjin për Energjinë, Ligjin për Naftën dhe Rezervat e Naftës, si dhe për zbatimin e Vendimit për shkurtimin e mjeteve financiare nga buxheti të cilat janë me përqindje më të ulët të përmbushjes dhe të cilat nuk janë të nevojshme dhe kalojnë në pikat për ballafaqim me krizën energjetike”, potencoi Kovaçevski.

“Diskutuam edhe për kalimin e shkollave fillore dhe të mesme në tregun e rregulluar, si dhe kalimin e institucioneve shëndetësore për furnizim në EMV shitje. Është rikonfirmuar kërkesa e opozitës për përfshirjen e ndërmarrjeve publike në tregun e rregulluar, të cilën do ta shqyrtojë Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me BNJVL-në”, tha Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori