LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump paditi CNN-in, kërkon dëmshpërblim prej 475 milionë dollarësh

Donald Trump paditi CNN-in, kërkon dëmshpërblim prej 475 milionë dollarësh

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump paditi CNN për përdorimin e termit “gënjeshtër e madhe”.

Trump vendosi të padisë CNN për shpifje dhe këtë e bëri pasi Prokurorja e Shtetit të New Yorkut, Letitia James akuzoi ish-presidentin amerikan dhe kompaninë e tij për mashtrime biznesi dhe taksash.

Ai pretendon se rrjeti kabllor amerikan po përpiqet të “pengojë karrierën politike me keqkarakterizime të rreme, shpifëse dhe nxitëse”, raporton ap.


Padia u ngrit mbi termin “gënjeshtër e madhe” e përdorur për të përshkruar pretendimet e pabaza dhe të zhgënjyera të Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 gjatë garës kundër presidentit aktual Joe Biden.

Avokatët e Trumpit thonë se “gënjeshtra e madhe” është një referencë e drejtpërdrejtë ndaj “taktikave të përdorura nga Adolf Hitleri dhe libri i tij Mein Kampf”.

Përndryshe, ky rast nuk do të kishte asnjë potencial për të ecur përpara duke pasur parasysh Amendamentin e Parë të SHBA-së, dhjetëra padi dhe rinumërime në vitin 2020 që zbuluan se nuk kishte ndodhur një “ngatërrim” i tillë.

Megjithatë, CNN mund të ketë arsye për shqetësim sepse çështja i është caktuar gjyqtarit të emëruar nga Trump, Raj Singhal, i cili ulet në distriktin jugor të Floridës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Kalo në kategori