Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës-SPAK është shprehur e shqetësuar lidhur me mosekzekutimin e pagave për të punësuarit në arsim nga ana e qeverisë së Kosovës.
“Këtë veprim të paprecedentë, joligjor, të paarsyeshëm dhe të palogjikshëm të Qeverisë e konsiderojmë tepër të rrezikshëm dhe tendencë për frikësim, shantazh dhe diskriminim të drejtpërdrejtë në raport me të punësuarit e tjerë”, thuhet në njoftim.
“Ndalja e pagës është shkelje ligjore dhe ky konstatim tashmë u vërtetua nga të gjithë ata që i njohin ligjet e Republikës së Kosovës dhe mënyrat se si duhet të funksionojë shteti ligjor dhe sistemi i demokracisë. E keqja dhe skandali në këtë drejtim bëhet më i madh dhe më i paperceptueshëm nga ana logjike kur dihet se, fatkeqësisht, në këtë rast shkelëse e ligjit është vetë Qeveria e cila në rrethana normale do të duhej të ishte zbatuese e ligjeve në fuqi, por, siç po shihet, kjo qeveri ka për mision shkatërrimin e sindikatave dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me demokracinë, të menduarit ndryshe, të drejtën e organizimit dhe të shprehjes së pakënaqësisë qytetare si vlera të demokracisë evropiane dhe përgjithësisht të standardit të qytetarisë demokratike. Kjo tendencë e Qeverisë paraqet rrezik për demokracinë tonë të brishtë, prandaj kërkohet ndërprerja e menjëhershme e këtyre praktikave joligjore dhe jodemokratike”.
Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të ekzekutojë pagat e sektorit të arsimit dhe njëkohësisht të ulet me sindikatat që t’i diskutojë kërkesat legjitime dhe të bëhen zgjidhje me përfaqësim të dyanshëm.
Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës thotë se qëndron fuqishëm përkrah SBAShK-ut.
“Ashtu siç ishim bashkë përgjatë rrugëtimit tonë 35-ditor, përsëri do të jemi të bashkuar deri në realizimin e kërkesave tona të drejta dhe legjitime”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ramabaja: Rritja e pensioneve është pjesë e programit zgjedhor të LVV-së
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet
Dialogu, Abdixhiku: Jo në tryeza të parëndësishme, në muajt e parë do të ulem për marrëveshje direkte me SHBA-në
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia