LAJMI I FUNDIT:

Moratti thotë se Interi ia dhuroi Scudettton Milanit vitin e kaluar

Moratti thotë se Interi ia dhuroi Scudettton Milanit vitin e kaluar

Massimo Moratti komentoi fillimin e dobët të sezonit të Interit dhe sugjeroi se gjërat do të përkeqësoheshin nëse familja Zhang do ta shiste klubin.

Nerazzurrët nuk kanë pasur një fillim pozitiv të sezonit, duke humbur katër nga tetë ndeshjet e tyre fillestare në Serie A, dhe presioni ka filluar të rritet mbi trajnerin Simone Inzaghi. Klubi ka një tjetër provë të vështirë sot (e martë), duke u përballur me Barcelonën në një ndeshje që duhet fituar në Ligën e Kampionëve dhe gjashtë javët e ardhshme do të jenë vendimtare në përcaktimin e shpresave të tyre për këtë sezon.

Duke folur për GR Parlamento, Moratti diskutoi vështirësitë e Interit këtë sezon dhe çfarë duhet bërë për të zgjidhur situatën.


“Duhet të fitojmë për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Receta është të kesh shumë krenari dhe dëshirë për të luajtur për një ekip të njohur në mbarë botën. Ju duhet të ndjeni peshën dhe forcën e mbrojtjes së kësaj fanelle”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Jemi në fillim, në mes të sezonit ndoshta problemet e tanishme do të zgjidhen. Interi është në një formë të keqe, por boshllëqet janë ende të vogla”.

“Ne tashmë ia kemi dhuruar Scudetton Milanit vitin e kaluar, nuk do të dëshironim ta bënim dy herë radhazi”.

Ish-presidenti i Interit dha mendimet e tij për pronësinë e familjes Zhang dhe nëse pasiguritë ndikojnë në punën e tyre në fushë.

“Lojtarët dhe trajneri nuk do të thonë kurrë se janë të kushtëzuar nga drejtuesit, ndoshta e thonë mes tyre. Pak kushtëzimi është gjithmonë aty, sepse po flasim për njerëz normalë”.

“Interi është ende në një pozicion për të ecur përpara, ne duhet të kuptojmë se cilat janë qëllimet e Steven Zhang. Nuk i di llogaritë e Interit apo ato personale të familjes. Sigurisht që kur mbërritën ishin në formë më të mirë”.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar, nuk e di se cila mund të jetë zgjidhja. Nuk ka probleme serioze, atëherë duhet të kuptojmë nëse ai synon të mbajë klubin apo nëse do të detyrohet ta shesë, në atë rast situata do të përkeqësohej edhe më shumë”, ka shtuar më tej Moratti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Premier League
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori