LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona në tregun e automjeteve në Prishtinë – policia u konfiskon elektroshok, thika e boksa të metalit

Arrestohen katër persona në tregun e automjeteve në Prishtinë – policia u konfiskon elektroshok, thika e boksa të metalit

Policia e Kosovës gjatë ditës së diele në tregun e automjeteve në Prishtinë, ka arrestuar katër persona.

Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Fillimisht u arrestua i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar elektroshok dhe thika të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar.


Personi i dytë u arrestua pasi që ishte hasur në treg duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar.

Te personi i tretë policia e kishte hasur në treg duke shituar thika të ndryshme dhe boksa të metalit, të cilat janë konfiskuar.

I arrestuari i katërt ishte zënë duke shitur dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë liruar dhe rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Kronika e Zezë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

Lajme
Kalo në kategori