LAJMI I FUNDIT:

Dy ditë me radhë ka pasur ndërprerje të shkurtra në furnizimin me energji elektrike në disa klinika të Shkupit

Dy ditë me radhë ka pasur ndërprerje të shkurtra në furnizimin me energji elektrike në disa klinika të Shkupit

Dy ndërprerje të shkurtra të furnizimit me energji elektrike të enjten dhe të premten në mëngjes kanë ndodhur në disa klinika të Shkupit. Kështu bëjnë të ditur menaxhmenti i Shërbimeve të Përbashkëta të Qendrës Klinike.

Të enjten para orës 8:00 janë ndezur me urgjencë njësitë rezervë të Kirurgjisë, bllokut intern, Kardiologjisë dhe Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve. Bëhet fjalë për një ndërprerje nga jashtë, jo për keqfunksionim në Qendrën Klinike, informoi drejtori i Shërbimeve të përbashkëta, Amar Daut.

Dje ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.


“Zyrtarët e klinikave thonë se rrethana fatlume në gjithë situatën është se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike ka zgjatur për një kohë të shkurtër dhe situata të tilla nuk janë aspak të zakonshme në klinikat e tyre.

Drejtoresha e Onkologjisë për “Telma” thotë se për shkak të ndërprerjes prej 45 minutash në klinikë janë vonuar disa pacientë të ardhur për raporte.

Shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është këputja e kabllos që lidh dy nënstacione në qendër të Shkupit./Telegrafi/