LAJMI I FUNDIT:

Bora flet për situatën e krijuar në BB VIP pas takimit të famshëm me Donaldin: Ka qenë periudhë e vështirë, isha në sytë e publikut gjatë gjithë kohës

Bora flet për situatën e krijuar në BB VIP pas takimit të famshëm me Donaldin: Ka qenë periudhë e vështirë, isha në sytë e publikut gjatë gjithë kohës
Foto: Screenshot/YouTube

Siç tanimë e dini, Bora Zemani, ishte e ftuara e puntatës së parë të sezonit të ri të emisionit “Më lër të flas”.

Ajo është shfaqur përballë binjakëve, Donaldit dhe Romes, ndërkohë që ka folur për jetën profesionale dhe private, e po ashtu edhe për hyrjen në Big Brother VIP.

Zeshkania theksoi se hyrjen në BBV nuk e kishte planifikuar, por u shfaq për ta befasuar miken e ngushtë, Semi Jaupajn, e më pas u takua edhe me moderatorin nga Vlora.


Bora Zemani (Foto: Screenshot/YouTube)

Ajo në një mënyrë u shpreh e penduar për takimin me Donaldin, pas ndodhive të tjera që rrodhën, përfshirë këtu historinë e tij me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj pranojnë se kanë tatuazhe dedikuar njëri-tjetrit
Lexo po ashtu Bora Zemani dhe Donald Veshaj pranojnë se kanë tatuazhe dedikuar njëri-tjetrit

Ish-ylli i “Përputhen” tutje shtoi se ka qenë një periudhë e vështirë, të cilën e kaloi me ndihmën e njerëzve të afërm.

Donald Veshaj (Foto: Screenshot/YouTube)

“Një vit që u shoqërua me lajme, me histori me gjithçka. Ka qenë një histori që njerëzit u afeksionuan shumë në fakt dhe unë jam nga ana tjetër një tip që nuk i dua kaq shumë publike historitë e mia kur janë personale, megjithatë ndodhi ajo situata dhe gjithçka u ekzagjerua shumë më tepër”, tha Zemani.

Ka pasur periudha që kanë qenë të bukura, ka pasur edhe periudha që kanë qenë të vështira, por jam munduar t’i kaloj. Kam qenë në sytë e publikut gjatë gjithë kohës. Fatmirësisht kam pasur afër vetes njerëz shumë të mirë që janë kujdesur për mua, i kam pasur forcë. Ndonjëherë edhe kur të kesh situata të vështira, e rëndësishme është të ecësh përpara”, përfundoi ajo.

Donaldi dhe Bora tani po vazhdojnë të jenë në çdo paraqitje përkrah njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Sinead O'Connor u la fëmijëve të saj 1.6 milionë euro në testament

Sinead O'Connor u la fëmijëve të saj 1.6 milionë euro në testament

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Magazina
Kalo në kategori